Vata: Misioni im është të përmirësojnë jetën e përditshme të banorëve të Kukësit

Vata: Misioni im është të përmirësojnë jetën e përditshme të banorëve të Kukësit

12:49, 21/09/2023
A+ Aa A-

Kandidati i koalicionit opozitar 'Bashkë Fitojmë', Emri Vatan ë kuadër të fushatës elektorale për bashkinë e Kukësit  ka zhvilluar një takim me banorët e Orgjostit dhe Topojanit.

Vata është shprehur se misioni im për postin e Kryetarit të Bashkisë së Kukësit nuk ka të bëjë vetëm me premtime, por ka të bëjë me përmirësime të prekshme që do të përmirësojnë jetën e përditshme të banorëve të Kukësit.

Postimi:

Gjatë takimit me banorët e Orgjostit dhe Topojanit.

Misioni im për postin e Kryetarit të Bashkisë së Kukësit nuk ka të bëjë vetëm me premtime, por ka të bëjë me përmirësime të prekshme që do të përmirësojnë jetën e përditshme të banorëve të Kukësit. Në qendër të programit është shtylla e "Ringjalljes së Infrastrukturës",një udhërrëfyes për të ndërtuar një themel të fortë për të ardhmen.

Prioriteti im është fokusi për rritjen ekonomike, zhvillimin e infrastrukturës dhe transparencën e fondeve në qeverisjen vendore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco