Dritan Goxhaj në Hagë, babai i tij: Nuk po ekstradohet, por është rrëmbyer, ua them unë pse!

Dritan Goxhaj në Hagë, babai i tij: Nuk po ekstradohet, por është rrëmbyer, ua them unë pse!

11:22, 21/09/2023
A+ Aa A-

Babai i ish-ushtarit të UÇK-së, Dritan Goxhajt, Dilaver Goxhaj ishte ditën e sotme i thirrur në emisionin e mëngjesit në SYRI.TV , 'Kafe shqeto' për të folur në lidhje me vendimin e fundit për ekstradimin e djalit të tij drejt Gjykatës së Hagës.

Nuk dua të përsëris çfarë tha prokurori por dua të them se kishim të bëjmë me një rrëmbin dhe jo me arrestim. Ku u vërtetua se është rrëmbim? Dritanin e arrestuan në rrugë, ndaluan makinën, e arrestoi policia siç arrreston tërë arrogancë. E dërgoi me duart të lidhura në shtëpi në prezencën e fëmisë 6 vjeçar. Dhe më e keqja ishte se policët ishin nga Kosova dhe dhe të gjithë me maska. Dhe ne prindërve nuk na lejuan të hynim brenda në familja, por gruaja hyri.

Jo vetëm që erdhën për ta rrëmbyer por mënyra e kontrollit të banesës, mënyra e prezantimit të policisë me maska, të gjitha materialiet që u sekuestruan në familje, prokurori i nisi  direkt në Hagë. E vëretë është ajo që thotë avokati që ata kishin ardhur për ta rrëmbyer, për ta dërguar direkt në avion. Ashtu siç dërguan materialet që sekuestruan në familje i dërguan në Hagë, do të dërgonin dhe Dritanin. Dhe fletë arresti dhe kërkesa që i bëri Ministrit të Drejtësisë së Shqipërisë kërkoi që çdo gjë të mbahet në heshtje të mos dijë askush që ky person të rrëmbehet. Pra këtu kemi thjesht të bëjmë me një rrëmbim nuk kemi të bëjmë me arrestim.

Kafe shqeto: A mund të kthehemi pas në kohë. Angazhimi që ka pasur zoti Dritan Goxhaj me UÇK-në dhe si ka vazhduar gjatë viteve të paqes në këto 20 vite?

Goxhaj : Ai u angazhua kur u kthye nga praktika fluturuese që bënë Greqi një pjesë të pilotëve dhe e pritën që në aeroportin e Rinasit,  oficerët amerikan bashkë me përfaqësuesin e Ushtrisë Çlirimatre të Kosovës, pa e ditur unë. Kishin biseduar rrugës dhe ai kishte pranuar që të ishte koordinator midis Shtabit të Përgjithëshëm dhe grupit të oficerave amerikan. Pastaj më morën mua në telefon dhe kjo detyrë iu ngarkua duke e miratuar dhe vetë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Bislim Zyrabi. Ai erdhi dhe e ngriti UÇK-në nga shkatërimi që pësoi në  gushtin e vitit 1998. Këta oficerat amerikan qëndronin kryesisht në veri, në Kukës dhe në Tropojë. Dhe djali im ishte bashkë me ta, pra mbante bashkëveprim midis Shtabit të Përgjithshëm dhe oficerave amerikan dhe kjo vazhdoi derisa mbaroi lufta në Kosovë.

Kafe shqeto: Pra ka qenë në pozicion për të pasur informacione të dorës së parë, sigurisht?

Goxhaj:  Po. Përveç koordimit kjo pati dhe një favor tjetër të mirë. Sepse shpeshherë na bllokohej nga Serbia apo nga Rusia telefoni satelitor kur unë i dërgoja aviacionit të NATO-s iformacione. Unë duhet të dërgoja gjithmonë të dhënat ku ndodheshin forcat serbe, çfarë llojë forcash kishin dhe koordinatat se ku ndodheshin ato. Për arsye se mbi ato koordinata ngrihej aviacioni dhe godisnin.

Kafe shqeto:  A keni menduar se do të vinte kështu dita?

Goxhaj: Jo. Ngjarje të tilla që ndodhen këto ditët e fundit nuk më shkonte mendja kurrë por që jemi krenar që na u dha rasti dhe dhamë dhe ne një kontribut modest për çlirimin e Kosovës.

Kafe shqeto: Çfarë do t'ju kërkonit autoriteteve kosovare,  e kam fjalën parlamentin e Kosovës, politikës kosovare, shoqërisë kosovare?

Goxhaj:  Parlamenti, Presidentes, Kryeministrit, deputetëve së Kosovës  iu kërkoj të reagojnë. Si është e mundur që ata rrijnë kaq qetë që një prokuror i tyre e sposton qeverinë e tyre dhe i kërkon Ministrit të Drejtësisë në Shqipëri të arrestohet dhe të ekstradohet një qytetar i Shqipërisë i cili nuk ka qenë kurrë nënshtetas i Kosovës. Është në kundërshtim edhe me vetë kompetencat që ka Gjykata Speciale e cila nuk ka veprimtari në Shqipëri dhe ata rrijnë në heshtje. Pse rrijnë në heshtje? Ndërkohë që kjo qeveri e sotme e Kosovës, deputetët e saj, kryeministri ishin ata që kundërshtuan me forcë miratimin e kësaj Gjykate Speciale. Dhe tani heshtin kur një prokuror i kësaj gjykate i thotë: spostohu ti qeveri se nuk të njoh fare dhe direkt ajo kthehet mbi qeverinë, mbi Shqipërinë dhe ai prokuror komandon dhe mbi Shqipërinë edhe mbi Kosovën. Dhe Shqipëria dhe Kosova heshtin. Është një paradoks që nuk e imagjinon dot as një shkrimtar që merret me fantazi.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco