Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Mazhoranca mban peng Komisionin e Reformës Zgjedhore

Mazhoranca mban peng Komisionin e Reformës Zgjedhore

11:35, 21/09/2023
A+ Aa A-

Sot në Kuvend, mazhoranca e drejtuar kësaj radhe nga N/Kryetarja e parlamentit Ermonela Felaj ka vijuar luftën kundër Grupit Parlamentar të PD-së për të mos njohur vendimet e fundit që ky Grup ka marrë, si zgjedhjen për drejtues të tij, të z. Gazmend Bardhi ashtu dhe përbërjen e re të Komisionit të Rëformëz Zgjedhore me kryetar Oerd Bylykbashin. Pas debateve Bardhi - Felaj, kërkesa e Bardhit për të vënë në funksionim Komisionin e Reformës Zgjedhore që ka një vit e gjysmë pa punuar, u rrëzua me 55 vota deputetësh që nuk e pranuan futjen e kësaj çeshtjeje në rendin e ditës.

Bardhi ia shpjegoi me durim dhe insistim, znj. Felaj, se si deputet ka paraqitur një projektvendim për ndryshimin e përbërjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore, një riformatim të tij sepse aty kanë mbetur deputetë që kanë gati 1 vit që e kanë dorëzuar mandatin, si psh Grida Duma.

"Zgjatja e afatit të këtij komisioni me 6 muaj e bën të domosdoshme që këto ndryshime të përfshihen dhe në rendin e ditës së punimeve të sotme të Kuvendit të përfshihet edhe kjo pikë, që të votohet ekipi i opozitës për Reformën Zgjedhore", tha Bardhi.

Mirëpo, Felaj e kishte përgjigjen gati edhe për këtë pikë: “Sikundër ju e thatë, kërkesa juaj për ndryshim të rendit të ditës nuk është njoftim dhe për këtë arsye, Kryetarja e Kuvendit nuk ka asnjë detyrim që të lexojë kërkesat që u vihet emri “njoftim”

E më tej, në vazhdim të frenimit të çdo kërkese nga opozita, Felaj u rikthye në pikën fillestare: "Nëse e kuptova drejt qëndrimin e Kryetarit të grupit të PS-së, së pari ka të bëjë me procedurën. Vendimmarrja e Konferencës së Kryetarëve në lidhjen me çështjen e zgjatjes së afatit të Komisionit të Reformës Zgjedhore nuk është përfundimtare sepse voton Kuvendi dhe ne ende nuk e dimë nëse Kuvendi do të vendosë për ta zgjatur apo për të mos e zgjatur, afatin e këtij komisioni”.

Gazmend Bardhi ngulmoi sërish: "I qëndroj kërkesës që kjo çështje të votohet sot, të dy projektvendimet, të ndryshohet të dy projektvendimet me konsensus. Sigurisht që ne do të votojmë për ta zgjatur afatin meqenëse nuk kishim konsensus për kërkesën tonë të parë dhe do të votojmë edhe ndryshimin për përbërjen e komisionit. Gjykoj që nuk ka arsye për të bërë debat, se është përbërja e opozitës, jo e mazhorancës.

Mundësisht nesër, nën drejtimin e kryetares së Kuvendit apo kujt të doni ju, - theksoi ai, - të fillojnë punën se s’kanë punuar nj vit e gjysmë për Reformën Zgjedhore. Të ketë një qasje tjetër. Komisioni të nisë punë që nesër. Kjo është kërkesa e Grupit Parlamentar të PD-së.

N/Kryetarja Felaj e hodhi në votim:

"Kush është dakord me kërkesën e z. Bardhi për ndryshimin e rendit të ditës? - Atëherë, 43 vota janë pro dhe 55 janë kundër ndryshimit të rendit të ditës që do të thotë se kërkesa e z. Bardhi bie!"/ar/sh/SYRI.NET

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco