VIDEO/ Paloka-mazhoranës: Nëse Rama do iu thoshte të kërcenit lakuriq sipër tavolinës...

11:29, 21/09/2023
A+ Aa A-

Deputeti  i Partisë Demokratike, Edi Paloka në fjalën e tij në parlament sot është shprehur se kryetarja e parlamenti po shkel rregulloren dhe se kjo bëhet me urdhrin e Ramës për të eliminuar opozitën.

Ndër të tjera deputeti theksoi se me lojërat ë po bëni po talleni me shqiptarët dhe se nuk i shërbejnë demokracisë.

"Zonjë se ça do të ndodhte me këtë parlament unë e kam thënë që në ditën e parë të legjislaturës, po ju jeni duke kaluar çdo imagjinatë në lidhje e shkeljen e ligjit dhe rregullores.

Ju jeni po aq bindur sa unë se po shkelni me vetëdije rregulloren, këtu vendos një rregullore që e keni miratuar ju dhe precedentë janë disa dhe jo një, zgjodhët kryetarët e grupit tuaj me vendim të deputeteve të PS dhe sot lexuat vendimin e grupit të aleatëve tanë dhe po e njëjta gjë.

Çfarë ndodh kur vjen puna për grupin e PD, ju jeni e urdhëruar nga Rama për të zbatuar urdhrat e tij sepse ai nëse do ju thonte sot kërceni sot këtu mbi tavolinat lakuriq dhe ju nuk do ta bënit por veprimet që po kryeni ndaj opozitës janë e njëjta gjë. Lëni lojërat se e keni shumicën dhe ndryshoni rregulloren dhe kodin edhe vendosni që në parlament nuk ka parti tjetër përveç rilindjes."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco