Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

PS nuk e pranon Bardhin në krye të Grupit të PD/ Paloka: Po kërceni lakuriq këtu, me urdhër të Ramës!

PS nuk e pranon Bardhin në krye të Grupit të PD/ Paloka: Po kërceni lakuriq këtu, me urdhër të Ramës!

10:52, 21/09/2023
A+ Aa A-

Në kulmin e debateve në Kuvend midis Grupit Parlamentar të PD me N/kryetaren e Kuvendit, Ermonela Felaj, e cila nuk pranonte të njoftonte parlamentin se deputeti Gazmend Bardhi ishte zgjedhur kryetar i grupit të deputetëve demokratëve me firmat e 28 deputetëve, u ngrit edhe z. Edi Paloka.

“Kur zbatoni urdhrat e Ramës, - iu drejtua Paloka, N/Kryetares Felaj, -   nëse Rama do t’ju thoshte sot, kërceni të gjithë përpjetë këtu sipër tavolinave lakuriq, jam i bindur që nuk do ta bënit, as ju, as këta të tjerët, por me këtë që po bëni është e njëjta gjë!” 

“Znj, Felaj, ju jeni po aq e bindur sa unë dhe kolegët e tjerë  dhe po e shkelni me vetëdije rregulloren. Ju e dini shumë që në këtë parlament nuk vendosin statutet e partive, se të ishte ashtu, jua shpjegova herën tjetër se çfarë do të ndodhte.

Këtu vendos një rregullore që e keni miratuar ju dhe precedentët janë disa, jo një.

Zgjodhët kryetarin e Grupit tuaj me vendim të deputetëve të Partisë Socialiste. Sot lexuar vendimin e Grupit të aleatëve tanë, po e njëjta gjë. Çfarë ndodh kur vjen çështja tek Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike?!

Këtë e dinë të gjithë se çfarë ndodh. Ju jeni e urdhëruar në fakt nga Rama ta bëni këtu, se këtu nuk dyshon njeri, por do t’ju vija para një situate këtu ju zonjë dhe gjithë kolegët këtu, që ta kuptoni se çfarë po bëni.

Kur zbatoni urdhrat e Ramës, nëse Rama do t’ju thoshte sot, kërceni të gjithë përpjetë këtu sipër tavolinave lakuriq, jam i bindur që nuk do ta bënit, as ju, as këta të tjerët, por me këtë që po bëni është e njëjta gjë.

Kështu që derisa ta vazhdoni këtë farsë, mendojeni veten para shqiptarëve sikur po kërceni këtu sipër lakuriq, të gjithë!”/ ar.sh/SYRI.NET

Lexo: Përqeshet Basha/ Paloka - Nikollës: Po të them unë se jam kryetar i Grupit të PS, ç’do bëni ju zonjë?!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco