Përqeshet Basha/ Paloka - Nikollës: Po të them unë se jam kryetar i Grupit të PS, ç’do bëni ju zonjë?!

10:41, 04/09/2023
A+ Aa A-

Deputeti demokrat Edi Paloka ëshët detyruar të marrë fjalën në Kuvend për t’i dhënë një leksion sa më të thjeshtëzuar, sa më të kuptueshëm, kryetares së Kuvendit Lindita Nikollës, që u bë sot protagonistja e një loje të kurdisur në Kuvend nga mazhoranca duke deklaruar se Lulzim Basha sipas një shkrese ishte kryetar i PD dhe kreu i Grupit parlamentar të PD. Realisht, Paloka shtoi të qeshurat dhe talljet që përfshinë parlamentin kur u dëgjua emri i "kryetarit" të vetëzgjedhur të PD, Lulzim Bashës. 

Pavarësisht se aktrimi me skenar në dorë i Nikollës ishte pjesë e maskaradës së kryeministrit Edi Rama për të shkatërruar opozitën dhe në veçanti, PD-në, Paloka i bëri një krahasim fëminor, kryetares dhe ish-ministre të Arsimit, që të kuptonte ndotjen në të cilën ishte futur.

“Zonja kryetare! – tha Paloka, -kam kohë pa folur në këtë parlament, po bëj gati dy vjet, por sot dua t’u vë ju juve para një situate të tillë, që ta kuptoni, se po shikoj se nuk e kuptoni dhe ç’po thoni!

Nëse nesër, unë Ed Paloka mbledh dymijë vota apo njëmijë në një sallë, e quaj atë “Kuvend të Partisë Socialiste”, zgjidhem vetë Kryetar, sekretar, nënkryetar e të tjera me “ar” mbrapa dhe vij këtu në parlament, ju sjell një letër juve, ju them që unë jam kryetari i Grupit të Partisë Socialiste, ç’do bëni ju zonjë?!

Kuptojeni kështu këtë situatë dhe mos u bëni qesharake bashkë me ata që e kanë marrë përsipër për kryetarin tuaj të bëhen qesharakë e më tej se aq. Kjo është situata ku ju keni hyrë! Vjen dikush ju thotë që jam zgjedhur kryetar i Grupit të Partisë Socialiste dhe ju thoni po!

Kështu që mos e vazhdoni edhe më këtë lojë për të mos u bërë edhe vetë qesharake,” e këshilloi deputeti, kryeparlamentaren. /ar.sh/SYRI.NET

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco