Ekstradimi i Goxhajt/ Deklarata e fortë e avokatit: Ata që nuk i hëngri plumbi i serbit, tani po i ha Gjykata e Hagës!

Ekstradimi i Goxhajt/ Deklarata e fortë e avokatit: Ata që nuk i hëngri plumbi i serbit, tani po i ha Gjykata e Hagës!

10:04, 21/09/2023
A+ Aa A-

Gjykata Penale e Tiranës vendosi “pro” kërkesës për ekstradimin e ish-ushtarit të UÇK-së,  Dritan Goxhaj, duke i hapur rrugë gjykimit të tij në Hagë.

Goxhaj dhe avokatët e tij kanë pretenduar se qoftë arrestimi, qoftë kërkesa për ekstradim janë të paligjshme.

Por për të folur më gjerë për këtë temë ishte i ftuar në emision e mëgnjesit në ‘Kafe Shqeto’ avokati i ish-luftëtarit të UÇK-së, Bashkim Nikolla.

Avokati gjatë intervistës foli me tone të forta dhe dënoi ekstradimin e klientit të tij duke e quajtur atë rrëmbin dhe duke u shprehur se atij i rrezikohet jeta, si dhe shprehet për ngjarjen se i është veshur kostum politik.

Pjesë nga intervista:

Kafe shqeto: Cilat janë shanset me aq sa keni parë deri tani që shteti shqiptar, Gjykata e Apelit të ketë një reflektim në qasjen e saj, në lidhje me ekstradimin e Dritan Goxhajt? 

Nikolla: Jam shprehur pas atij vendimi që drejtësia është bërë zero. E kemi bërë sipas teorisë zero dhe drejtësinë. Sepse ne lexojmë të njëjtin Kod dhe ti si gjyqtar dhe ti si prokuror dhe unë si avokat, të njëjtin kod. Dhe unë po them se ky nen dhe përkatësisht neni 491 pika a, pika b dhe pika c e ndalojnë këtë. Ti më thuaj ku e lejojnë? Këtu jemi lejim ndalim. Këto janë ndaluese, sepse veprës i është veshur kostum politik, ka karakter politik. Dhe Kodi i Procedurës Penale e ndalon, po kështu kur ka për bindje politike, për shkelje të Drejtat Themelore të njeriut e ndalon. Po kështu Kodi Penal nuk e parashikon këtë vepër penale. Si mundet? Se ka reciprocitet mes shteteve.

Kafe shqeto: Të ndalojmë tek karakteri politik. Çështja është, e lëmë për një moment gjykatën shqiptare. Nga informacioni dhe eksperienca juaj të paktën për dikë që nuk e njeh sistemin nga brenda, mendon se gjykatat kanë një karakter më të shprehur nacionalist dhe etnocentrik. Përshembull një gjykatë e huaj mund ta keqtrajtojë një shqiptar, një gjykatë greke, një gjykatë gjermane, një gjykatë franceze, hë mo se shqiptarë, e kuptojmë këtë pjesë edhe mund ta mirëkuptojmë. Në rastin e gjykatave tona si qëndron ky krahasim me gjykata të tjera? A janë ato vërtet ato siç i mendojmë, me një karakter më nacionalist dhe më sovran qoftë dhe për arrogancën e togës që veshin?

Nikolla: Janë shumë në dallim nga ne. Neve i bindemi në mënyrë servile arrogancës të huajit, duke domethënë yes, yes (po, po). Ata kanë dinjitetin e vetvetes, e shtetit të tyre, e kombit të tyre dhe për këtë aryse ekstradimi si normë juridike ndërkombëtare është e mirë respektuar dhe shumë e kujdesshme për t'u parë dhe për t'u zbatuar.

Kafe shqeto: Se kemi parë vendime që nuk na ekstradojnë shqiptarë këtu?

Nikolla: Nuk ekstradojnë  sepse e pengon ligji. Pse? Një seancë më parë erdhi dhe një Prokuror i Hagës. Dhe unë e kërkova në seancë. Kush jeni ju? Çfarë tagri keni që të vini në këtë gjykatë kur babai dhe nëna nuk lejohen ose media jonë nuk lejohet? Procesi o është i hapur o është i mbyllur. Dy gjëra ka. Kur është i hapur është për të gjithë, nuk ka specifikë. Jo ne nuk mund të identifikohemi çfarë emri kemi, thotë Prokurori. Atëherë unë i drejtohem: si mikpritës mund të rrish nëqoftëse Gjykata e çmon kështu, por ne shqiptarët do ta gjejmë emrin ty dhe të tjerëve. Do t'ju bëjmë një pyetje për kë punoni ju? Nuk ka shans që të ma paraqesni si kriminel lufte një njeri që shkruan kur shtypi është i lirë, Kushtetuta e mbron, Konventat e mbrojnë.  Në 2023 –in për një opinion të kesh kopetencë ti. Edhe herën e dytë kur erdhën, erdhën me një bodygard. E shikonte bodygardi Dritanin si ujku viktimën. Merre me mend në praninë tonë. Merre me mend se ‘ç’dashuri’ do të mikëpritet një njeri që thotë të vërtetën, për atë që di, që beson dhe investigon. Atëhere merre mend se çfarë sigurie ka jeta e Dritanit atje kur siguria juridike e vendit të tij i vihet në pikëpyetje. Kur Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë e mbron, kur Konventa e ekstradimit e mbron, kur Kodi i Procedures Penale e mbron, kur Konventa e Ekstradimit Evropiane e mbron , të gjitha këto me nene përkatëse të shkruara të deklaruara para gjykatës tonë. Atëherë çuditesh ku je? Si mundet që fotokopje  të ma paraqitesh mua dhe aq më tepër të më bësh një cilësim juridik të tillë që të ngjajë me Kodin tonë Penal. Frikësimin dhe pengimin e autoriteteve zyrtare në një procedim të caktuar penal të shprehur nga Gjykata e Hagës të ma përkthesh me dy cilësime juridike që nuk funksionojnë, e kthen në kanosje dhe e kthen në kundërshtim. Çfarë kanosje kam realizuar unë si gazetar? Kur unë them këtë trekëndësh Mëmëdheu –UÇK dhe Dhoma Speciale. Dhe bëj analizë për këto që di, për këto që shoh. Mund të jem në Afrikë të bëj një opinion për ngjarje, faktorë në botë, nuk marrë leje fare. E vërteta nuk është asnjëherë absolute në dorën e një pale, mund të jetë si them unë, argumentoj, mund të jetë si thoni ju dhe kaq debat.

Kafe shqeto: Po të dëgjosh serbët, Kosova i ka sulmuar ato.

Nikolla: Po dalin të viktimizuar ata dhe ata që nuk i hëngri plumbi i serbit tani po i ha Gjykata e Hagës, që është i paprecedentë në histori që fitimtarët të shkojnë në gijotinë. Domethënë pse? Për të poshtëruar luftën e madhe për liri kombëtare, një luftë mbarë shqiptare në krah të aleteve tanë. Atëherë çfarë është kjo gjueti shtrigash?

Kafe shqeto: Po dyshoni në vendime që ka marrë dhe po ndërmerr Gjykata e Hagës?

Nikolla: Jo dyshoj por kjo është ulëritëse. Dhe ne shqiptarët, institucionet shqiptare mbi 10 vjet bashkë me specialistë të Europës janë hetuar, as shtëpia e verdhë, as e bardhë, as blu nuk ka dhe për këtë arsye, Parlamenti jonë miratoi një rezolutë në gushtin e vitit të kaluar, ja bëri të ditur Këshillit të Europës një për një, kryeministri jonë foli atje dhe e cilësoi turp dhe tani po vejnë dorë dhe mbi luftëtarët. Në luftën e përbashkët për liri të filllojnë dhe ti seleksonojnë një e nga një, ti dërgojnë tek komandanti i UÇK-së, Thaçi, që e rrëmbyen në rrugë.  Kështu erdhën  të rrëmbenin dhe Dritanin se isha dëshmitarë kur u bë kontrolli banesës në mënyrë barbare.   

Ndiqni intervistën e plotë të avokatit Bashkim Nikolla: 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco