Bardhi, kërkesë Nikollës: Të futet në rendin e ditës komisioni i Reformës Zgjedhore

Bardhi, kërkesë Nikollës: Të futet në rendin e ditës komisioni i Reformës Zgjedhore

09:02, 21/09/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazmend Bardhi i është drejtuar me një kërkesë kryetares së Kuvendit, për të futur në rendin e ditës ndryshimin e përbërjes së Komisionit Parlamentar për reformën zgjedhore.

Në kërkesën dorëzuar Lindita Nikollës, Gazmend Bardhi argumenton se ndryshimi i përbërjes së komisionit vjen si domosdoshmëri, pasi në përbërje ka emra të cilët e kanë dorëzuar mandatin e deputetit me shumë se një vit më parë. Gjithashtu, ai thotë se puna në atë komision ka qenë joefiçiente.

“Për një vit e gjashtë muaj, janë zhvilluar vetëm dy mbledhje, duke bllokuar çuarjen përpara të kësaj reforme të rëndësishme për vendin.”, thuhet në kërkesë.

Gazmend Bardhi propozon bashkëkryetar të komisionit për reformën zgjedhore, Oerd Bylykbashin, ndersa si anëtarë deputetët Dhurata Çupi, Dashnor Sula, Ervin Saljanji, Lindita Metaliaj, Tomor Alizoti, Fatmir Mediu, Shpetim Idrizi dhe Petrit Vasili.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco