SYRI TV/ Sekuestrimi i Sharrës e kaloi Veliajn në 'emergjencë', bashkia hoqi miliona nga Arsimi për plehrat

11:49, 19/09/2023
A+ Aa A-

Erion Veliaj shkurtoi fondet për Arsimin për të zgjidhur emergjencën e pagesave për inceneratorit të Tiranës. Miratimi i 5.7 milionë eurove shtesë për inceneratorin inekzistent, vjen në një kohë që kompania e Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit është sekuestruar nga SPAK.

Nga SYRI TV

Erion Veliaj detyroi fundjavën e kaluar anëtarët socialistë të Këshillit Bashkiak që të transferonin rreth 6 milionë euro për pagesën e tarifës së depozitimit të mbetjeve, një shumë që ishte parashikuar për përmirësimin e infrastrukturës arsimore në Tiranë.

Ai pranoi për herë të parë, të paktën publikisht se bashkia është në emergjencë për pagesën e tarifave në favor të kompanisë koncesionare “Integrated Energy bv”.

Të dhënat e Thesarit të Shtetit, të përpunuara nga portali i specializuar “spending.data.al” tregojnë se, përgjatë vitit 2022, Veliaj ka paguar pa asnjë problem mbi 10 miliardë lekë të vjetra.

Ndërkohë, deri në mesin e vitit 2023 ai ka paguar më pak se gjysmën e asaj shume, rreth 4.1 miliardë lekë të vjetra dhe menjëherë shpalli emergjencën financiare.

Për momentin, është e paqartë nëse kjo situatë këtë vit ka ardhur si pasojë e keq-menaxhimit apo paaftësisë.

Erion Veliaj nuk ka dhënë një përgjigje të saktë për këtë gjë. Megjithatë, në kohën që kryebashkiaku i Tiranës shpalli emergjencën financiare për tarifat e depozitimit të mbetjeve, kanë ndodhur të paktën dy zhvillime të rëndësishme.

Fillimisht, kompania koncesionare “Integrated Energy bv” me pronarë realë Mirel Mërtirin e Klodian Zoton u vendos nën sekuestro nga SPAK-u.

Dyshes së biznesmenëve iu hoq nga dora menaxhimi i pagesave që kryheshin nga Bashkia e Tiranës. Më tej, në Këshillin Bashkiak, për herë të parë pas 4 vitesh, u rikthyen këshilltarët e opozitës, të cilët kanë mundësinë për të kontrolluar veprimtarinë financiare të Erion Veliajt. Dhe, pikërisht në këtë moment, Veliaj shpall emergjencën financiare për faturën e depozitimit të mbeturinave, duke ngritur pikëpyetje për mënyrën se si ka vepruar ai në vitet e kaluara për pagesën në favor të Zoto-Mërtirit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco