Çështja e Belerit/ Bejtja: Faktet tregojnë se u arrestua për të mos fituar bashkinë që i duhej qeverisë

21:33, 18/09/2023
A+ Aa A-

Analisti Andi Bejtja i ftuar në 'Çim Peka Live' në Syri Tv, mbrëmjen e sotme, komentoi burgimin e kryetarit të bashkisë së Himarës, Fredi Belerit.

Bejtja u shpreh ndër të tjera, se shumë faktorë të kësaj ngjarjeje shtojnë dyshimet se Beleri u arrestua që të mos fitonte mandatin në bashkinë që synonte pushteti.

Kjo është një çështje ku është shumë e lehtë të duartrokitet, mjafton të shash Belerin, mjafton të shash Greqinë dhe të bësh si pro-himariotë dhe fiton duartrokitje sikurse është dhe e vështirë  në këtë kontekst ku është futur në një sfond patriotizmi të mbrosh Belerin, i cili mund t'i meritojë me të drejtë të gjitha ato që tha Bushati .

Por, ne jemi këtu për të ndriçuar më shumë se disa partizanë të thjeshtë pro-grekë apo pro-shqiptarë apo turq, dhe historia e Belerit është  historia e njeriut të opozitës, që po ta shohësh ju ka ndodhur dhe komisionerëve dhe njerëzve të tjerë të LSI dhe nuk i ka ndodh asnjërit nga pushteti dhe këtu dihet edhe nga OSBE ODIHR se sa lekë janë harxhuar nga pushteti dhe sa lekë ka pasur opozita dhe segmentet e saj.

Kështu që ne, Belerin po e pamë si çështje shqiptaro-himariote greke, do dalim të humbur por po e pamë si çështje të të drejtave të njeriut, atëherë këtu ka vend për të folur.

E para njëherë, Beleri vërtet akuzohet për gjoja sikur kishte dhënë lekë, por ishte një i infiltruar i cili ka qenë dëshmitari i vetëm dhe nuk ka pasur dëshmitarë të tjerë, të tjerët thonë të kundërtën por nuk po i hyjmë kësaj.

Por është i pari kryetar i bashkisë i cili në 30 vjet demokraci arrestohet dy ditë para zgjedhjeve.

Është një kryetar i bashkisë që i përket opozitës, pavarësisht se i përket dhe kombësisë greke, pra janë shumë faktorë, që në gjithë këtë që ka ndodhur është 'një kërcitje shumë e madhe' që të bën të dyshosh se Beleri është arrestuar për të mos e lënë të fitojë atë bashki, e cila, për nja arsye apo tjetër, i duhej kryeministrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco