Haxhiu: Arrestimi i Belerit ishte një gabim. Çështja do çojë në agravim të marrëdhënieve me Greqinë

21:35, 18/09/2023
A+ Aa A-

Gazetari Baton Haxhiu ka kundërshtuar burgosjen e kryetarit të bashkisë së Himarës Fredi Belerit.

I ftuar në ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, Haxhiu thotë se qeveria me vendimin e  burgimit te Belerit do të ndezë një problem etnik me Greqinë.

“Ajo që ndodhi, që është shumë gabim, që  e kam paralejmëruar që kjo nuk do të përfundojë me një burgosje por me një përplasje të marrëdhënieve shqiptaro-greke për arsye se Shqipëria, nga i gjithë regjioni ka qënë i vetmi vend pa probleme etnike.

Nuk mund të jetosh ti në një ishull pa asnjë problem etnik e mos të ndikohesh nga vendet përreth. Një prej arsyet pse nuk është dasht Beleri të burgoset dhe të heroizohet është pikërisht ky problem etnik që Shqipëria nuk e ka pas asnjëherë dhe e ka fituar me Belerin.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco