Bushati: Beleri në burg me vullnetin personal të Ramës, me metoda të KGB-së

21:05, 18/09/2023
A+ Aa A-

I ftuar në Çim Peka Live në SYRI TV, analisti Andi Bushati, ka deklaruar se çështja ‘Beleri’ është një çështje e koklavitur ligjore.

Sipas Bushatit, përveç teknaliteteve ligjore, Fred Beleri gjendet sot në burg për shkak të vullnetit personal të Edi Ramës.

Analisti theksoi se çështja Beleri na ka kthyer në plan të parë metodat e KGB-së të futjes në kurth dhe arrestimit të njerëzve.

20:52- 20:54

Bushati: Kjo është një çështje e koklavitur ligjore por qëndrimi im është ky. Duket paradoksale ta thuash por në këtë konflikt mund të mos jesh as me Athinën e cila shpesh është arrogante do të mbivendosë versionin e saj, por as me ata që e kanë burgosur politikisht Belerin. Për shumë gjëra, për mënyrën se si e trajton Himarën dhe do ta imponojë si një vend të minoritetit, Athina e kalon atë të një vendi modern europian por kjo nuk do të thotë se Shqipëria duhet të përgjigjet duke shkelmuar shtetin e saj ligjor.

Nuk e di sa mund të kenë avokatët grekë të drejtë tek teknalitetet, por për një gjë jemi të qartë, Fred Beleri gjendet sot në burg për shkak të vullnetit personal të Edi Ramës.

Ne kemi qënë në fushatë, kemi parë ndërhyrjet politike që ka bërë Edi Rama, kemi parë makinacionet si një krim elektoral iu çua prokurorisë dhe gjykatës së Vlorës, e pamë si një shef i opreacionales doli të jetë më vonë si kryebanditi i paguar nga kriminelët në Shqipëri, organizoi atë operacionin për ta futur në praga Beleri, pra çështja Beleri na ka kthyer në plan të parë metodat e KGB-së të futjes në kurth dhe arrestimit të njerëzve.

Beleri për idetë e tij për qasjet e tij që ka ndaj Himarës unë ndahem nuk janë idetë e mia dhe sbesoj se janë idetë e ndonjë të majti modern në Europë por nuk mund të burgoset njeriu për idetë që ka./ A. Zeneli/ 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco