‘Inceneratori i sekuestruar’/ Neza: Shteti e shikon që po vidhet me dokumenta dhe nuk ngre alarmin

19:10, 18/09/2023
A+ Aa A-

Analisti Sami Neza, i ftuar në Task Force në SYRI TV me Sonila Meçon, i ka drejtuar disa pyetje retorike administratorëve të Inceneratorit të Tiranës pas sekuestrimit nga ana e SPAK.

Sipas Nezës, shteti e shikon se po vidhet me dokumenta, me vendime edhe me vendime të Këshillit Bashkiak të Tiranës para disa ditësh, dhe ndërkohë nuk lëshojnë sinjalin e alarmit se këtu ka diçka që nuk shkon.

Analisti theksoi se ‘mediat e kanë vërtetuar se atje nuk ka incenerim, ka vetëm kapsulim, biles nuk ka as ndarje të mbetjeve, ndërkohë zoti Veliaj vendosi ta diskutonte në Këshillin Bashkiak të Tiranës shumën prej 6 milionë eurove, ndërkohë që ka kaluar me një firmë pa këshillin bashkiak, pa këshillin e qarkut, kontratën dhe vendimmarrjen e tij për 30 vite financim të përpunimit të mbetjeve përmes incenerimit’.

Neza: Që kur u bllokua Inenceratori i Tiranës nga ana e SPAK ai drejtohet nga administratorët e vendosur nga ana e qeverisë. Atje kemi përfaqësues të administratës publike dhe pyetja ime për ta është publike: A ka incenerim i mbetjeve në Inceneratorin e Tiranës? A ka incenerator atje? Natyrish që këto janë pyetje retorike pasi ne e dimë që atje nuk ka incenerim dhe nuk incenerator por përgjigjia e tyre do ishte shumë e vlefshme edhe për SPAK-un. Së pari ai çmim i vendosur për mbi përpunimin e mbetjeve përfshirë edhe incenerimin është një çmim fabul i cili nuk funksionon për shkak se nuk ka incenerator, që do të thotë se në njëfarë mënyre shteti e shikon se po vidhet me dokumenta, me vendime edhe me vendime të Këshillit Bashkiak të Tiranës para disa ditësh, dhe ndërkohë nuk lëshojnë sinjalin e alarmit se këtu ka diçka që nuk shkon.

Argumenti i Veliaj është se është parashikuar se e gjithë kontrata është vendosur mbi incenerimin pavarësisht se inceneratori kërkon një kohë për tu ndërtuar. Kjo nuk ka logjikë, sikur edhe dy robotë të vendosnin një kontratë të tillë është e tepruar, të pastrosh duke vjedhur kaq shumë është anormale aq më tepër që janë njerëzit llogjikë.

Mediat e kanë vërtetuar se atje nuk ka incenerim ka vetëm kapsulim biles nuk ka as ndarje të mbetjeve ndërkohë zoti Veliaj vendosi ta diskutonte në Këshillin Bashkiak të Tiranës shumë prej 6 milionë eurove ndërkohë që ka kaluar me një firmë pa këshillin bashkiak, pa këshillin e qarkut, kontratën dhe vendimmarrjen e tij për 30 vite financim të përpunimit të mbetjeve përmes incenerimit./ A. Zeneli/ 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco