Hoxha: Erion Veliaj ka çuar fondin e kopshteve, çerdheve dhe shkollave te inceneratorët

Hoxha: Erion Veliaj ka çuar fondin e kopshteve, çerdheve dhe shkollave te inceneratorët

19:03, 18/09/2023
A+ Aa A-

I ftuar në studion e TASK FORCE me Sonila Meço, në Syri Tv, gazetari Julian Hoxha ka zbërthyer skemën e inceneratorëve dhe ka shpjeguar se ku i ka marrë  fondet Veliaj për inceneratorin.

Hoxha tha se Bashkia e Tiranës ka prekur fondet e shkollave, çerdheve dhe kopshteve duke i çuar paratë te inceneratorët.

“Me përpunim të mbetjeve, sipas kontratës, ne kuptojmë depozitimin dhe incenerimin e mbetjeve. Sot pas gjashtë vjetësh që kjo kontratë është funksionale ne nuk e kemi këtë shërbim (incenerimin), sot funksionon vetëm depozitimi. Pra ne paguajmë 29 euro për ton vetëm për depozitimin e mbetjeve. Ky depozitim, të gjithë e dimë çfarë ndodh, u hidhen ato dherat dhe mbetjet e betoni sipër, që përsëri ne i paguajmë në landfillin e Sharrës, dhe ne vazhdojmë paguajmë shifra marramendëse dhe nuk i marrim shërbimet e parashikuara në kontratë. Erion Veliaj i mori ato fonde, 6 milionë euro, shtesë nga fondet e arsimit parauniversitar. SPAK-u e ka vendosur në sekuestro inceneratorin e Tiranës, por ende nuk e ka thënë fjalën e fundit sa i përket çështjes së pagesave. Dhe këtu qëndron i gjithë problemi. Por kontrata mund të rishikohet në një nga pikat e saj kryesore, të paktën në këndvështrimin tim si gazetar, dhe çfarë kam pyetur e diskutuar me juristët. Është shkelur autonomia vendore, sepse është detyruar një pushtet ekzekutiv që zgjidhet me votën e qytetarëve që të paguajë një shërbim, të cilin ndoshta nuk do të ketë mundësi për 30 vite ta paguajë.”,- u shpreh Hoxha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco