SYRI TV/ Berisha: Motivim armatës idealiste, duhet të përballemi me regjimin e Ramës

16:26, 16/09/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se të zgjedhurit vendorë duhet të motivojnë armatën idealiste për t’u përballur me regjimin e Edi Ramës. Gjatë mbledhjes së Asamblesë së të Zgjedhurve Vendorë demokratë, Berisha i bëri apel kryebashkiakëve dhe anëtarëve të këshillit bashkiak që të qëndrojnë pranë qytetarëve dhe të denoncojnë çdo shkelje të mazhorancës socialiste. Në fjalën e tij,  Berisha theksoi se opozita duhet të punojë për platformën e saj qeverisëse si dhe paralajmëroi protesta ndaj keqqeverisjes së Edi Ramës.

SYRI TV

Kreu I Partisë Demokratike Sali Berisha vlerësoi kryebashkiakët e opozitës të dalë nga zgjedhjet vendore të 14 majit, duke I cilësuar si misionarë për shkak se me fitoren e tyre rivendosën pluralizmin politik në vend. Në takimin e Asambles së të zgjedhurve vendor demokratë, Berisha u shpreh se të zgjedhurit vendor duhet të angazhohen që sëbashku me 600 mijë qytetarët që I votuan në 14 maj të përballen me qeverinë Rama.

Në fjalën e tij, Berisha iu bëri apel të zgjedhurve vendore që të qëndrojnë pranë qytetarëve dhe të denoncojnë ccdo shkelje të mazhorancës socialiste.

Sali Berisha akuzoi Edi Rama se po ndjek praktika korruptive për të rrëmbyer mandatin e Fredi Belerit në Himarë.

Gjatë bashkëbisedimit, Berisha theksoi se opzoita duhet të punojë për platformën e saj qeverisëse.

Lideri i opozitës paralajmëroi edhe protesta ndaj keq qeverisjes së Edi Ramës

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco