Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

KAFE SHQETO/ Gjokutaj: Çështja Beleri nuk zgjidhet nga një kryeministër klloun

KAFE SHQETO/ Gjokutaj: Çështja Beleri nuk zgjidhet nga një kryeministër klloun

11:19, 15/09/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme la në fuqi, të enjten (14 shtator) masën e arrestit për fituesin e zgjedhjeve të 14 majit të Bashkisë Himarë, Fredi Beleri.

Beleri kishte kërkuar lirimin nga qelia, por trupi gjykues i përbërë nga gjyqtari Florjan Kalaja vendosi lënien në fuqi të vendimit të GJKKO-së, që ka dhënë masën “arrest me burg ndaj tij”.

Për të folur për këtë çështje ishte i thirrur në emisionin e mëngjesit në SYRI.TV ‘ Kafe Shqeto’ avokati Genc Gjokutaj.

Gjokutaj ndër të tjera u shpreh se kjo çështje nuk mund të zgjidhet nga një kryeministër klloun siç është Rama.

Kafe Shqeto: Një vlerësim tuajin politik, nacionalistë këtej, internacionalistë andej dhe ca etiketime të çuditshme. Qasja e Tiranës zyrtare e Ramës nëse mund të themi për çeshtjen Beleri. 

''Ju e dini që Rama është një interlekutor ndërkombëtar, ai shpeshherë ofrohet dhe për konflikte në Lindjen e Mesme. Bën drafte i çon në Paris, është shumë global. Kjo është pjesë e komedisë që ai luan, por këtë komedi këtu në Shqipëri ka plot që e mbështesin dhe e pranojnë për interesa të ndryshme. Unë dua t’i jap një përgjigje zotit Bido ( një tjetër i ftuar për të folur për çështjen Beleri) në lidhje me afatatet procedurale. Zoti Bido nuk është fusha juaj procedura penale, por po ju sqaroj, 6 muaj është afati i hetimit nga SPAK sepse zotit Belerit i është regjistruar emri që ditën e arrestimit në 'Regjistrin e Njoftimit' të veprave penale. Dhe afati lidhet pikërisht me rregjistrimin dhe këto inceneratorët që kanë vajt nga dy vjet janë se nuk është regjistruar askush  në dy vjet në rregjistër dhe afati lidhet pastaj me privimin e lirisë personave. Por kjo nuk ka rëndësi në këtë rast sepse shpejtësinë e hetimit të SPAK-ut është pikërisht kjo. 

Është një provë akoma më shumë që SPAK nuk e ka mbajtur gjashtë muaj por e ka bërë shpejt për t'ja lënë gjykatës sepse kjo është një taktikë e vjetër. Duke e pasur prokurori në dorë edhe mundësia e protestës gjatë hetimit dhe të organizmave ndërkombëtarë në momentin kur vete në gjykatë është e ditur se kur çështja shkon në gjykatë është para një gjykatësi dhe supozohet se gjykata është objektive. Por gjykata shqiptare është më SPAK se SPAK-u dhe ky është problemi dhe zoti Beleri po vuan dhe të tjerë si Bejleri po vuajnë që në fakt duke kujtuar se vete në gjykatë, ngrihet standardi i trajtimit ligjor të çështjes, atje bie në një hon në të cilin nuk del dot më.

Kjo është një çështje që ndërthur dhe interesat e shteti grek dhe ato janë prononcuar, ata janë interesuar, por ju keni një Rama i cili i tha do jua kthej burrat nga bixhozi në shtëpi dhe tani thotë se bixhozin do ta kemi prioritar. Pra, Rama nuk e ka problem të bardhën ta bëjë të zezë dhe të zezën ta bëjë të bardhë.

Pra nuk shquhet për konseguencë për qëndrimet e tij dhe një e tillë është dhe kjo. Që në momentin kur në takime bilaterale iu drejtohet me emra, Vuçiçit i thotë Aleksandër, sikur i ka pasur shokë shkolle, kjo është pjesa e aktrimit të tij.

Mirëpo Shqipëria nuk ka nevojë për aktrim. Shqipëria ka nevojë për institucione, Shqipëria ka nevojë për proces të drejtë dhe të rregullt ligjor. Shqipëria ka nevojë për një politikë të fqinjësisë së mirë, jo konfliktuale sepse sigurisht jemi një vend i vogël me probleme shumë të mëdha të cilat nuk zgjidhen nga një klloun kryeministër.

Pyetjes se kur do të lirohet zoti Beleri, Gjokutaj iu përgjigj:

Beleri do të dal kur ti teket Ramës. Pra kur Rama të mendojë që arrestimi i tij e bëri efektin për të cilin u morë.'

Ndiqni intervistën e plotë me z. Genc Gjokutaj në studion e Kafe Shqeto.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco