Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Ministri grek-Ballës: Nëse Fredi Beleri nuk betohet, shkelen ligjet e BE-së

Ministri grek-Ballës: Nëse Fredi Beleri nuk betohet, shkelen ligjet e BE-së

09:24, 15/09/2023
A+ Aa A-

Ministri grek për Mbrojtjen e Qytetarëve, Giannis Oikonomou, ishte i pranishëm dje në ministerialin e Ministrave të Brendshëm në kuadër të Procesit të Berlinit.

Sipas gazetës Kathimerini, ai u takua me ministrin e Brendshëm shqiptar, Taulant Balla.

Gjatë këtij takimi, ai ngriti shqetësimin për çështjen e Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës.

Ministri grek tha se Belerit po i shkelet e drejta për t’u betuan dhe për të vazhduar detyrën si një kryebashkiak i zgjedhur në mënyrë demokratike.

Oikonomou tha se duke e privuar Belerin nga kjo e drejtë, po shkelet parimi i prezumimit të pafajësisë.

Ministri grek tha se e gjitha kjo bie në kundërshtim me ligjet e BE-së, që janë një kërkesë themelore për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco