Berisha: Në përgjimet e ‘Sky’ edhe telefonat e gjykatësve më të lartë! Janë përdorur nga banda

Berisha: Në përgjimet e ‘Sky’ edhe telefonat e gjykatësve më të lartë! Janë përdorur nga banda

21:44, 14/09/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hedhur akuza të rënda duke thënë se gjyqtarë të Gjykatës së Lartë, por edhe Gjykatës Kushtetuese janë kapur në përgjime se kanë lidhje me botën e krimit.

I ftuar në ‘Debat’, Berisha tha se në përgjimet e “Sky”, janë gjetur edhe biseda të gjyqtarëve të 2 prej gjykatave më të rëndësishme në vend, me anëtarë të bandave kriminale.

Se nga i vjen ky informacion dhe se për cilët gjykatës bëhet fjalë, Berisha zgjodhi që të mos japë emra, por tha se janë informacione 100% të vërteta.

Berisha: Informoj shqiptarët se telefonat Sky ECC, janë gjetur dhe janë përdorur me banda edhe nga gjykatësit më të lartë. Kjo është përgjigja e pyetjes, që shtron Andoni si ka mundësi drejtësia e re. Me ligj, Sadushët janë të detyruar brenda 30 ditëve për çështje si kjo (vula e PD) dhe ai mban vendimin, e mban në sirtar aq sa i thotë Rama, i cili vetë mban në sirtar vettingun e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco