Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

Takimi Kurti-Vuçiç pa sukses/ Arifi: BE po favorizon Serbinë, dështimi ishte i paralejmëruar

20:22, 14/09/2023
A+ Aa A-

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Dritëro Arifi ka komentuar dështimin e një marrëveshjeje në takimin e  Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiç me kryediplomatin e BE-së Josef Borrell, në Bruksel.

Në një lidhje me Skype për edicionin e mbrëmjes me Armela Ferkon në Syri TV, Arifi thotë se Bashkimi Europian po vepron në favor të Serbisë.

Sipas Arifit, çfarëdo vendimi të merret mes të dyja palëve, Kosova është e humbur.

“Takimi ka qënë i paralejmëruar për të dështuar. Asnjëra nga palët nuk i ka bërë përgatitjet e duhura për të zbatuar marrëveshjen. Pra, jemi që gati thuajse në muajin e shtatë. Po ashtu edhe pala evropiane nuk ka qënë ajo që insiston që të ketë një sekuencim të veprimeve apo të paktën të ketë një imponim të zbatimit të planit evropian për të dyja palët. Pra, BE-ja nuk e ka bërë as njërën e as tjetrën. Serbia dhe Kosova kanë qëndruar  në pikat fillestare që kanë qënë edhe para marrëveshjes së Ohrit dhe një farë mënyre, për mendimin tim, dialogu Kosovë-Serbi ka pësuar në vdekje klinike dhe duke dëgjuar aludimet e të trija palëve kjo jashtëzakonisht e shvlerëson dhe fasilituesin në cdo veprim serioz, ndaj në një farë mënyre BE e kanë humbur kredibilitetin për të fasilituar  një dialog të tillë.

Reagimi i Borrell ishte i njëanshëm sepse nuk mund të fajësohet njëra palë përderisa pala tjetër se ka bërë asnjë hap. Unë mendoj që zoti Kurti është më i atakuari në kët situatë  sepse prodhimim i krizës në Veri i ka kushtuar jashtëzakonisht shumë qeverisë së Kosovës, apo respektivisht kryeministrit Kurti. Që BE-ja është e njëanshme kjo nuk do asnjë diskutim. Serbia po viktimizohet por unë mendoj që dhe ajo do të sanksionohet sepse as Serbia nuk është lojtar pragmatik dhe racional, por nuk është aty. Ne nuk duhet të gëzohemi nëse Serbia sanksionohet sepse do të sanksionohet edhe Kosova edhe më rëndë. Çdo sanksion, edhe nëse është i baramartë mes Kosovës dhe Serbisë humbjen më të madhe do ta pësojë Kosova. Pse? Sepse Kosova nuk është shtet i etabluar në marrëdhëniet ndërkombëtare . Ne që në start jemi humbës. Çdo vendim që do të merret për ti penalizuar të dyja palët, ne do të jemi humbës dyfish.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco