Lajmi i fundit

SPECIALE/ 7 orët e Erion Veliajt në SPAK

‘Legjendë’/ Rama tallet me Sorekën dhe mbron INSTAT-in që i bën ‘fresk’

‘Legjendë’/ Rama tallet me Sorekën dhe mbron INSTAT-in që i bën ‘fresk’

10:47, 13/09/2023
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama gjeti kohë që të flasë sot për kthimin e ish-ambasadorit të BE-së, Luigji Soreka përkohësisht në Shqipëri. Rama i bëri komentet në aktivitetin e organizuar në nisje të procesit të censit të popullsisë dhe banesave.

“Jam së bashku me ambasadorin Soreka, i cili me rikthimin e tij në Shqipëri, qoftë dhe për pak muaj për arsye të procedurave në Bruksel, meriton titullin legjendar. Sepse vetëm në legjenda ndodh që ata që ikin përgjithmonë, të rikthehen përsëri”, tha Rama.

Teksa foli për regjistrimin e popullsisë, i njohur ndryshe si censusi, Rama theksoi se ky proces ka si qëllim të tregojë numrin real të shqiptarëve që jetojnë në vend.

Ai tha se tashmë institucioni i INSTAT është i çliruar nga politika, edhe pse ai i bën fresk qeverisë dhe nuk tregon realitetin e zi ekonomiko-social në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco