Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

‘14 maji, masakër zgjedhore’, Kaso: Edhe pse me fakte, prova e me emra, Prokuroria dhe SPAK s’i hetuan krimet

‘14 maji, masakër zgjedhore’, Kaso: Edhe pse me fakte, prova e me emra, Prokuroria dhe SPAK s’i hetuan krimet

08:54, 13/09/2023
A+ Aa A-

Sekretari për Çështjet Zgjedhore në grupimin e Rithemelimit në Partinë Demokratike, Ivi Kaso, i ftuar në emisionin “Ora e Betit”, foli për gjetjet e përmbledhura në një libër të të gjitha shkeljeve ligjore dhe zgjedhore në zgjedhjet vendore të 14 majit.

“Ai libër vjen si një detyrim i atij premtimi që kemi bërë se do të grumbullojmë provat dhe faktet të masakrës zgjedhore, e cila ishte e parathënë që para zhvillimit të zgjedhjeve deri në ditën që doli rezultati i votimeve në Rrogozhinë.

Prokuroria dhe SPAK nuk pati atë vijueshmëri dhe atë qasje që ne prisnim që të kishte për zbardhjen dhe ndëshkimin e krimeve zgjedhore.

Dhe dihet që sa më shumë kalon koha, aq më shumë bie vlera e tyre në sytë e opinionit publik. E dhe pse i kanë pasur të gjitha dosjet me emra konkretë dhe prova konkrete, hetimet nuk ndodhën”, u shpreh ndër të tjera Ivi Kaso.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco