Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Manjani: Populli nuk reagon, personi që prishi teatrin e vetëm në Tiranë rivotohet përsëri

22:02, 12/09/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin A Show në SYRI TV me moderatorin Adi Krasta ishte juristi, Ylli Manjani.

Manjani është shprehur se sot populli është pajtuar me këtë gjendje dhe nuk po reagon, këtu ndodhin gjera të paimagjinueshme pasi personi që prishi tetarin e vetëm të vendit rivotohet  përsëri.

"Kam një bindje që opozita e Shqipërisë ka humbur rrugën e kontaktit me popullin shqiptar, maksimumi i suksesit që mund të flitet sot është një opozitë pa letra por që ka anëtar dhe aq. Pyetja është fare e thjesht nëse ne hymë në zgjedhje politike kë do të votojnë njerëzit.

Në miniature nuk kemi një Adolf por kemi një Edvin, sot diktaturat janë më të sofistikuara ata të detyrojë të braktisin shtëpinë atdheun, prish teatro shkatërron shkolla ndërton burg sepse kemi 20 burgje dhe nuk kemi asnjë teatër ka statistika të frikshëm ky vend. Të gjithë ne kemi bërë paqe me këtë.

Gjithë verës kam qenë në një debat publik me shumë njerëz, ata mendojnë që ai që flet mban barrë e opozitës, ka një takëm që thotë se përse flet, është një grup njerëzisht që thoin p[se punon sepse kërkojnë që të vdes për bukë unë nuk dal në hapësira madiatike për të lypur vota sepse më duhet ta dresh. Këta ju fusin trutë e gomarit dhe i lënë aty ku janë.

Unë nuk e lejoj që thashethemin ta luftoj me thashetheme por me informacion. U prish tetari i vetëm i këtij vendi dhe populli i Tiranës i dha votë prishësit të teatrit. Ka një takëm patri-idiotësh që nëse e kritikon vendin tënd quhesh tradhtar dhe antishqiptar."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco