VIDEO/ Mustafi: Senatorët amerikanë kanë adresuar çështjen e Luginës së Preshevës në SHBA

20:11, 12/09/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko për të diskutuat nismën që kanë ndërmarrë dy përfaqësuesit e Grupit për Çështjet Shqiptare në Senatin e SHBA, senatorët Joni Ernst dhe Gary Peters, të cilët i janë drejtuar Sekretarit të Shtetit të SHBA, Antony Blinken, për Luginën e Preshevës dhe kauzën e drejtë të shqiptarëve etnikë atje ka qenë këshilltari i Zv. Kryeministrit Besnik Bislimi, Ragmi Mustafi.

Mustafi është shprehur se kjo nisëm vjen si pasojë e mungesës së qasjes për të drejtat e shqiptarëve në Luginë dhe mos adoptimin e marrëveshjeve që janë nënshkruar më parë me qeverinë serbe.

"Bashkë me ligën shqiptaro amerikane filluam vizitat dhe takimet me kongresmenët dhe senatorët për të sqaruar diskriminimin që shqiptarët e Luginës së Preshevës përballen me shtetin serb.

Dy nga senatorët e SHBA ku njëri prej tyre është kryetari i komitetit për sigurinë nacionale dhe një senator tjetër që është kryetari për politikat republikane në Senatin amerikanë kanë adresuar çështjen tonë në Ëashington. Kjo ka qenë e rëndësishme që të bëhej axhendë në Shtëpinë e Bardhë dhe efekti sa  iëprket atyre vizitave është rritur dhe krahas kësaj presim nga Shtëpia e Bardhë të marrë masat e nevojshme për shqiptarë dhe të drejtat e tyre në Luginën e Preshevës.

Sa  i përket Luginë së Preshevës janë tre marrëveshjeve që janë nënshkruar me Serbinë dhe disa nga vendimet e tyre janë adaptuar por kjo ka ndodhur në vitin e largët të 2013 dhe deri tani nuk ka asnjë progres. Sot ka më pakë policë dhe gjykatë shqiptar dhe më pak administratë shqiptare që puno n në institucionet në Serbi dhe përveç mungesës së integrimit të  shqiptarëve kemi dhe një problem tjetër që proces i pasivizimit të adresave dhe ky proces është cilësua si spastrim etnik nga komiteti i Helsinkut dhe Administrata e SHBA-së."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco