Veliaj bën postim: S'ka rëndësi sa kam vjedhur, rëndësi ka kush më shan!

Veliaj bën postim: S'ka rëndësi sa kam vjedhur, rëndësi ka kush më shan!

10:48, 30/04/2024
A+ Aa A-

Erion Veliaj ishte munduar ta përgatiste terrenin propagandistik për paraqitjen e tij në SPAK.

Në televizionin e Bolinos së tij, kishte deklaruar se po tregohej i gatshëm që të dërgonte një dosje për çështjen e inceneratorëve, duke ndihmuar kështu ‘kolegët’ e tij në SPAK.

Megjithatë, sot edhe mediat e tij e pranuan se nuk ishte paraqitur me vullnetin e tij, por se ishte thirrur.

Pasi mbërriti më herët në SPAK, ai priti për disa minuta në këmbë e më pas në një karrige.

Por i shqetësuar se e gjithë propaganda e tij ishte shembur, ai bëri një postim nga brenda SPAK.

“Më gjykoni nga reputacioni i armiqve që kam bërë”, shkruan Veliaj, duke cituar një nga shprehjet e famshme të presidentit amerikan, Frenklin D. Ruzvelt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco