Lajmi i fundit

EMRAT/ Këto janë 3 oficerët e policisë ndaj të cilëve SPAK ka lëshuar urdhër-arreste

Gjykata nuk pranon marrëveshjen e SPAK me ish-zëvendësin e Safet Gjicit

Gjykata nuk pranon marrëveshjen e SPAK me ish-zëvendësin e Safet Gjicit

11:17, 30/04/2024
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme ka refuzuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë mes Prokurorisë së Posaçme dhe ish-kryebashkiakut të komanduar të Kukësit, Granit Gjana.

Ky i fundit dhe SPAK kishin arritur një marrëveshje lidhur me pranimin e fajësisë për 2 procedura tenderimi për blerje karburanti. Gjithashtu GJKKO ka urdhëruar kthimin e dosjes për hetim nga ana e Prokurorisë së Posaçme.

Marrëveshja mes SPAK dhe Granit Gjanës parashikonte dënimin e këtij të fundit me 1.6 vite burg të konvertuar në 3 vite shërbim prove, dhe si masë plotësuese heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për një afat 5-vjeçar.

Lidhur me procedurat për të cilat akuzohet ish-zyrtari, ka dhënë deklarime edhe ish-kryebashkiaku Safet Gjici. Nga qelia e burgut ku shlyen dënimin për shpërdorim detyre pas videoskandalit seksual me Alma Kaçin në zyrën e tij, Safet Gjici ka deklaruar se nuk i kujtohen detaje.

Prokuroria e Posaçme duhet të vijojë hetimet zbardhjen e abuzimit me tenderat e naftës. Granit Gjana është vendosur nën hetim për shkelje të barazisë për dy tendera me vlerë 210 mln lekë të vjetra për naftën.

Ish-zyrtari dyshohet se nuk ka pajisur në kohën e duhur meaAutorizimin për tregtimin e lëndëve djegëse një subjekt privat, i cili kishte kryer pagesat e nevojshme dhe dorëzuar dokumentacionin pranë organit shtetëror sipas ligjit.

Ai e ka penguar subjektin të kualifikohet në dy procedurat e tenderit me objekt “Blerje karburanti”, në vlerën 21.000.000 lekëve, të organizuara nga Autoriteti Kontraktor Bashkia Kukës përgjatë vitit 2023.

Për pasojë Granit Gjana akuzohet se ka dëmtuar interesat e ligjshëm të personit juridik “U. C.” Shpk, duke e penguar këtë subjekt për t’u kualifikuar në procedurën e prokurimit të mësipërm.

Granit Gjana është personazhi i tretë i videoskandalit seksual të Safet Gjicit dhe Alma Kaçit në zyrën e kryebashkiakut.

Pasi Safet Gjici i premtoi Alma Kaçit tenderin për qentë e rrugës pas aktit seksual, ai e adresoi tek vartësi i tij.

Granit Gjana është personi që merr kontakt me Alma Kaoin duke administruar dokumentacionin e plan-projektit për sterilizimin e qenve të rrugës.

Sipas të dhënave, Gjana ka pranuar se sipas udhëzimit që i dha kryetari i Bashkisë, Safet Gjici, ka pranuar dokumentacionin e Alma Kaçit për planin e ndërtimit të qendrës së sterilizimit dhe kastrimit të qenëve të rrugës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco