‘Ndoc Rrokun i kemi dhënë dhe popullit’- IRIQI bisedon me Elisa Spiropalin

‘Ndoc Rrokun i kemi dhënë dhe popullit’- IRIQI bisedon me Elisa Spiropalin

12:03, 12/09/2023
A+ Aa A-

Iriqi:- Shumë vulgare gjuha që përdor ti në rrjetet sociale. Pse?

Elisa:- Këtë gjuhë dimë ne të MJAFT-it. A të kujtohet kur Lali Eri tha që do ia bëjmë shurrën Federatës së Futbollit?

Iriqi:- Po ti je ministre e PS.

Elisa:- E kujt PS-je? Ku ka më PS? Ruçin e hoqëm. Tani na ka ngelur Braçe si qimja në gjuhë. Do e fshijmë dhe atë e ja iku gjithë partia e tyre.

Iriqi:- Berisha tha që ka një video ku ti je takuar me banditë.

Elisa:- Me banditë ne rrimë ditë-natë. A ka bandit më të madh se Rama? U bënë 25 vjet që gënjen e mashtron popullin, që grabit pasuritë e atdheut, që largoi shqiptarët, që bën ligje për 2-3 veta, që… Dhe më thënka Berisha që takova në Shkodër një vrasës të thjeshtë. Që e shumta u ka marrë jetën nja 8-9 vetave.

Iriqi:- Atëherë kur e pranon, pse thua që le të gërmojnë se Ndoc Rrokun do gjejnë?

Elisa:- Se Ndoc Rrokun s’kanë ku e gjejnë. E kemi ne hero të programit tonë, ia kemi dhënë popullit. Duam rroga, na thonë votuesit. Ne u japim Ndoc Rrokun. Duam arsim me cilësi, prapë Ndocin ne. Duan ajër të pastër, merrni Ndocin u themi. Ka trafik, na ndihmoni, ulërasin. U nxjerrim Ndocin ne. E ky popull, sa më shumë Ndoc Rrokun t’u tregosh, aq më shumë të voton.

Iriqi:- Po 5 milionët te dogana…

Elisa:- Mos m’i përmend më. Aq para sot ne i kemi pare xhepi. Pra, quhem e virgjër me aq pak vjedhje.

Iriqi:- Shpreh një dëshirë!

Elisa:- Dua mbiemrin ta bëj Spirokali.

Iriqi:- Pse?

Elisa:- Që të pandehin se unë jam simbol i punës, rropatem pa pushim, si kalë d.m.th.

Iriqi:- Ndonjë plan në sirtar?

Elisa:- Të fusim në burg Edi Ramën. Që të na hapet para një horizont i ri pa benevrekë në mes. Dhe boll se na i shpifi me atë frymëmarrjen azmatike dhe me mjekrën si të atyre pleqve të palarë të azileve.

Iriqi:- I paske inat të moshuarit. Ia përmende vitet dhe Berishës.

Elisa:- Berisha para Ramës është djalosh. Brenda ditës bën takime në Kukës, Shkodër e Tiranë. Rama dhe në Vorë po shkoi e do veturën me krevat. Po do ia çojmë te 313 krevatin. E kemi ndarë mendjen dhe e kemi gati planin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco