Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

SYRI TV/ Bashkia e Maliqit, 90 mijë euro tender të dyshimtë për mirëmbajtjen e makinave

11:48, 12/09/2023
A+ Aa A-

Plotë 90 mijë euro do të paguajnë qytetarët e Maliqit për mirëmbajtjen rutinore të mjeteve të bashkisë së drejtuar nga Gëzim Topçiu. Tenderi i ndarë në dy lote është dhënë me vlerën e fondit limit për pjesëmarrësin e vetëm në garë, ndërkohë që është kategorizuar me flamur të kuq për mungesë konkurrence.

Nga SYRI TV

Kryetari i bashkisë së Maliqit, Gëzim Topçiu, ka prokuruar një tender të dyshimtë për blerjen e pjesëve të këmbimit për automjetet e këtij institucioni.

Tenderi me fond limit rreth 90 mijë euro, është ndarë në dy lote, teksa fitues është shpallur operatori i vetëm ekonomik që ka marrë pjesë në garë.

Në lotin e parë, tenderi parashikon shërbim mirëmbajtje për disa automjete në pronësi të bashkisë Maliq.

Vlera e lotit të parë të tenderit shkon në 40 mijë euro, teksa parashikohet që fituesi të ofrojë shërbime mirëmbajtje rutinore për një vit për automjetet e bashkisë ku përfshihen pjesë konsumi si: ndërrim vaji dhe filtra, goma, amortizator apo pjesë të tjera xhenerike.

Ajo që bie në sy në këtë lot të tenderit, është fakti se bashkia Maliq kërkon të mirëmbajë automjete që kanë vjetërsi moshe mbi 30 vjet apo thënë ndryshe, makina të cilat janë prodhuar para vitit 1991.

Ndërkohë, loti i dytë i tenderit duket se është dhe më problematik për shkak se taksapaguesit e Maliqit do të paguajnë plot 50 mijë euro për një vit vetëm për mirëmbajtjen rutinore të tre eskavatorëve të kësaj bashkie.

Ky tender, i fituar me vlerën e fondit limit nga i njëjti person, është klasifikuar me flamur të kuq nga faqja “Open Data Albania” për shkak të mungesës së konkurrencës dhe anulimit të tenderit më shumë se dy herë.

Kjo nuk është hera e parë që bashkia e drejtuar nga Gëzim Topçiu zhvillon procedura prokurimi të dyshimta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco