Armand Shkullaku: Rama ose është idiot e leshko, ose është pjesë e aferave

Armand Shkullaku: Rama ose është idiot e leshko, ose është pjesë e aferave

00:08, 12/09/2023
A+ Aa A-

Analisti Armand Shkullaku ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme teksa ka folur për aferat e qeverisë dhe qëndrimet e kryeministrit Edi Rama.

Shkullaku tha në emisionin e Ylli Rakipit se Rama ose është idiot e leshko, ose është pjesë e këtyre aferave që po denoncohen dita ditës, siç është rasti i inceneratorëve.

“Ndërkohë që ndiqnim sinkronet, e vura veten në një eksperimet sikur të isha dikush që kam ardhur sot në Shqipëri. Po ta dëgjoja, do të thosha ky (Rama) është Hoxhë, sepse flet për haram dhe hallall, si të silleni dhe të mos vidhni. Pra po të ishte Hoxhë, do të kishte të drejtë. Por ne e kemi zgjedhur Ramën të menaxhojë paratë tona, jo për Hoxhë. Ku i ka çuar Edi Rama paratë e taksapaguesve shqiptarë? 

Nëse Rama nuk ka ditur asgjë, atëherë është budalla, idiot, leshko, që i kalojnë 17 vendime brenda një ditë për inceneratorin e Elbasanit, që u shkon të gjithë ministrive, mbyllen apelimet, që e bën pa garë të hapur dhe ky tani, i bie të jetë leshko, që nuk ka kuptuar që i gjithë kabineti i tij qeveritar, janë përfshirë në këtë aferë dhe nuk ka ditur”, theksoi Shkullaku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco