Artan Hoxha: Inceneratori i Tiranës është guri i provës për SPAK

Artan Hoxha: Inceneratori i Tiranës është guri i provës për SPAK

00:04, 12/09/2023
A+ Aa A-

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, foli mbrëmjen e sotme për aferën e inceneratorëve dhe hetimet e SPAK-ut.

Hoxha tha në emisonin e Ylli Rakipit se në Tiranë ende nuk ka karabina të inceneratorit.

Ai e cilësoi inceneratorin e Tiranës si gurin e provës për fuqinë dhe mundësinë e SPAK-ut, pasi theksoi se ka një volum të madh.
 

“Të gjithë presim Tiranën. Pse? Edhe për vlerën sepse është 128 milionë euro. Ende sot nuk kemi karabina të inceneratorit. SPAK ka nisur të bëjë veprime për të bërë sekuestro, por nuk dihet se çfarë do të sekuestrojë.

Te Tirana, është guri i provës për takatin dhe mundësinë e SPAK se deri ku mund të shkojë SPAK. Volumi që ka Tirana, personazhet që përfshin dhe problemi tjetër është fakti që ne kemi kërkuar që në fillim, që të ketë një hetim të vetëm, sepse janë të njëjtët operatorë, e njëjta skemë, e njëjta dorë. Duke e fragmentarizuar duket sikur po hetojmë, por kalon.

Si me krimin e organizuar përshembull. Është e njëjta bandë që ka bërë një atentat në disa qytete, por kur vijmë në Tiranë, këtu kemi ngelur. Në Tiranë, ke të njëjtët gjuajtës, mjete, etj, por kemi ngelur këtu. Kemi të bëjmë edhe me limitet që kanë sot, organet e reja të drejtësisë, deri ku mund të kenë liri për të vepruar. Ende po testojnë veten nëse mund të hetojnë në këtë përmasë”, deklaroi gazetari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco