Lajmi i fundit

Dhuna ndaj protestuesve/ Policia e pushtetit godet deputeten e PD-së Albana Vokshi

Xhixho: Emigrimi i shqiptarëve nga jugu në veri po boshatis shkollat

Xhixho: Emigrimi i shqiptarëve nga jugu në veri po boshatis shkollat

12:29, 11/09/2023
A+ Aa A-

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho iu është bashkuar urimeve për nisjen e vitit të ri shkollor.

Në një reagim në ‘Facebook’, Xhixho thekson se viti i ri shkollor nis me problemet e vjetra, ndërsa nënvizoi faktin se Shqipëria po përballet me shpopullim të shkollave. Ajo shtoi mes të tjerash se qindra klasa janë mbyllur në të gjithë vendin.

MESAZHI I XHIXHOS


Një urim sot për qindra mijëra nxënës që ulen në bankat e shkollës e më së shumti për ata që nisin për herë të parë udhëtimin e bukur në rrugën e dijes. Urime edhe për mijëra mësues që punojnë në kushte aspak të lehta për të formuar brezin e ri!📚
Viti i ri shkollor nis me problemet e vjetra. Në vend që të ishte një ditë feste, që shënon nisjen e një udhëtimi të ri për mijëra mësues e nxënës të Shqipërisë, dita e parë e shkollës i përplas në fytyrë kësaj qeverie shifrat e braktisjes së institucioneve arsimore dhe nxjerr në pah edhe njëherë problemet për të cilat nuk gjendet zgjidhje prej vitesh.

➡️Në bankat e shkollave tona në këtë fillim viti shkollor ulen më pak nxënës. Emigrimi i shqiptarëve nga jugu në veri po boshatis shkollat. Qindra klasa janë mbyllur në të gjithë vendin. Në të gjithë vendin janë të paktën 1 mijë nxënës më pak në klasën e dhjetë.
➡️ Në përpjekje për mbushur klasat e zbrazëta, Ministria e Arsimit u detyrua ta shtynte dy herë afatin e regjistrimit.
➡️ Ndërsa në rrethe, shkollat boshatisen, në Tiranë, Durrës e ZVA të tjera edhe këtë vit shkollor mijëra nxënës do të detyrohen të ndjekin mësimin me dy turne.
➡️ Edhe këtë vit, propaganda e qeverisë për tekste falas do të përpiqet të fshehë realitetin e trishtë të mijëra nxënësve që në pamundësi për të blerë tekste të reja do të punojnë me tekste të papërdorshme, ndërsa mijëra prindër të tjerë kanë kursyer ndoshta edhe bukën për t’u blerë librat e rinj.
➡️ Viti i ri shkollor nis me një staf pedagogjik në kaos për shkak të stresit të kontratave, mosvlerësimin financiar të punës së tyre dhe si pasojë edhe rënien e cilësisë së mësuesve dhe mësimdhënies.
Ky nuk është arsimi që shqiptarët duan për fëmijët e tyre! 👧🏻👦🏻
Arsimi nuk është prioritet i kësaj qeverie që vijon t’i japë buxhetin më të ulët në rajon.📉📚

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco