VIDEO/ Emri Vata: Sot nis fushata në Kukës, i pranishëm kreu i PD, Berisha

11:19, 11/09/2023
A+ Aa A-

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Kukësit, Emri Vata ka qenë i ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në SYRI TV.

Kandidati i opozitës ka shpjeguar dëshirën e tij për të kandiduar, pasi sipas tij karrierën politike e kishte nisur 10 vjet më parë.

“24 shtatori do të jetë një ditë që Kukësi do të çlirohet nga ato që kanë ndodhur më përpara, kur Kukësi dhe kuksianet do t'i japin një leksion të mirë politikës”.

Në lidhje me mbështetjen ndaj tij Vata, tha se: ”siç dihet, kandidimi erdhi pas një procesi të hapur siç ishin primaret me një proces thellësisht demokratik”.

Ndërkohë ai bëri të ditur që sot PD hap zyrtarisht fushatën për Bashkinë e Kukësit ku do të marrë pjesë edhe kryetari demokrat, zoti Sali Berisha.

Ai gjatë bisedës në KAFE SHQETO, “ftoi të gjithë qytetarët kuksianë që të marrin pjesë në nisjen e kësaj fushate, e cila do te jetë një fushatë thellësisht demokratike”.

Vata premtoi se një fitore e tij do të sjellë një nivel tjetër ekonomik dhe një zhvillim më të madh të infrastrukturës dhe ujësjellësve në të gjithë Bashkinë e Kukësit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco