VIDEO/ Berisha: Unaza e Tiranës: Vidh e vidh, nuk ka të sosur

VIDEO/ Berisha: Unaza e Tiranës: Vidh e vidh, nuk ka të sosur

19:07, 10/09/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar detaje të cilat shpjegojnë se si është mashtruar dhe vjedhur me Unazën e Tiranës.

Berisha shprehet se kjo rrugë prej 10 vitesh nuk ka përfunduar, pasi prej vitit 2013 për çdo lot të saj “gjoba rritet dhe qytetarët vidhen”.

Ai shton në postimin e tij ne facebook, se çmimi i ndërtimit të një kilometri të saj është pothuajse sa dyfishi i një kilometri në tunelin e Krrabës.

Postimi i plotë:

Unaza e Tiranës: Vidh e vidh, nuk ka të sosur.

Rruga që prej 10 vitesh nuk përfundon kurrë, sepse që nga viti 2013, për çdo lot gjoba rritet dhe qytetarët vidhen! Çmimi i ndërtimit të një km të saj u be pothuaj dyfishi i një km në tunelin e Kërrabës! sb

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco