Lajmi i fundit

Tronditet Shkodra/ Shpërthim me lëndë plasëse në banesën e një gjyqtari /EMRI/

Manjani: Thonë se e kapën Belerin në flagrancë, tani nuk e lirojnë se prish provat!

Manjani: Thonë se e kapën Belerin në flagrancë, tani nuk e lirojnë se prish provat!

20:10, 09/09/2023
A+ Aa A-

Nga Ylli Manjani

Oj këta të drejtësisë së reformuar na llogarisin si budallenj më duket.

Shihni me vëmendje kazusin. Nuk po përdorim emra të përveçëm, se të gjithë merreni me emrin jo me fenomenin.

Personi X arrestohet NË FLAGRANCË. Pra presupozphet se është arrestuar me provat e krimin në dorë. Ky lloj arresti është më i kopsituri dhe tregon punë fantastike të prokurorëve dhe policëve gjyqësor. Këta lloj të arrestuarish shkojnë direkt për gjykim, se provat janë kapur.

Gjykatat, madje edhe ajo e larta, kur vlerësojnë masën e arrestit thonë se ‘po të lihet i lirë personi PRISH PROVAT’!!!

Oooooo,

Oooo more oooouu?!

Çfarë provash do prishë ky?

A u zu në flagrancë, pra me prova në duar?!

Apo nuk është zënë në flagrancë dhe gënjyen ata që e arrestuan?!

Ndajeni, cili pohim është i vërtetë se të dyja nuk qëndrojnë.

***

Kjo logjikë është me vlerë 0. Asnjë budall, peshk apo peshkatar se ha këtë.

Kjo tregon se sa i ulët është standardi i ndjekjes penale dhe se si mund të luajnë cirk me lirinë dhe të drejtat e cilitdo.

Ky është sistemi i reformuar i drejtësisë. As logjika formale nuk ekziston.

Bahh.

Mos u raftë të shkoni në ato dyer!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco