Lajmi i fundit

LIVE/ PD takim me demokratët në Tropojë

SYRI TV/ Opozita përkujton 77-vjetorin e Postribës, Bardh Spahia: 9 shtator, kryengritja e parë për liri

14:51, 09/09/2023
A+ Aa A-

77-vjetori i kryengritjes së Postribës është përkujtuar si çdo vit edhe nga opozita e shoqatat antikomuniste. Ish-kryetari i bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia, tha se 9 shtatori është një datë e rëndësishme historike që shenjoi kryengritjen e parë për liri në Europë kundër regjimit më të egër komunist. Ai bëri thirrje për bashkim kundër regjimit të së keqes të instaluar në vend nga bijtë e regjimit komunist.

Nga SYRI TV

Përfaqësues të opozitës, shoqata antikomuniste, banorët e Shkodrës kanë përkujtuar 77-vjetorin e Kryengritjes së Postribës.

Gjatë ceremonisë u vendosën kurora me lule në memorialin që përkujton martirët e masakrës komuniste.

I pranishëm në ceremoni ishte ish-kryetari i baskisë së Shkodrës, Bardh Spahia, i cili tha se nga kjo zonë u ndez shkëndija e parë e rezistencës ku bijtë e Postribës guxuan të sillnin liri dhe bëri thirrje për bashkim kundër së keqes së instaluar në Shqipëri.

Faz Shabaj, kryetari i shoqatës “Postriba” dhe kryetari i shoqatës së ish-të përndjekurve Zenel Drangu, kërkuan zbardhjen dhe gjetjen e atyre eshtrave të martirëve që ende nuk kanë një varr.

Më 9 shtator 1946, në Postribë u organizua kryengritja e parë antikomuniste në vend.

Lëvizja qendrestare ishte e nxitur kryesisht nga kleri me mbështetjen e elementëve nacionalistë. Mbledhjet e para patën si qëllim pjesëmarrjen e gjerë të fshatrave dhe të banorëve të qytetit të Shkodrës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco