‘Tropoja kokulur nga regjimi i Ramës’/ Noka: 5R-ja e Rexhës, njësoj si 5D-ja e Veliajt, merr të gjitha taksat

‘Tropoja kokulur nga regjimi i Ramës’/ Noka: 5R-ja e Rexhës, njësoj si 5D-ja e Veliajt, merr të gjitha taksat

17:44, 26/05/2024
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ka akuzuar regjimin e Edi Ramës se ka zhytur në skamje dhe mjerimi Tropojën dhe Malësinë e Gjakovës, duke i detyruar qytetarët të braktisin vendin nga vjedhjet.

Në takimin me demokratët e Tropojës, Noka akuzoi se njësoj si organizata kriminale 5D e krijuar nga Erion Veliaj në Bashkinë e Tiranës, edhe kryetari i Bashkisë Tropojë, Rexh Biberaj ka krijuar 5R-në, duke marrë të gjitha taksat e qytetarëve.

Noka: Kënaqësi e madhe të jesh këtu në Malësinë e Gjakovës, në një bashkëbisedim me burra dhe gra fisnike, me njerëz të virtytshëm, me ata malësor që i kanë dhënë historisë së këtij vendi lidera të pazëvendësushëm që kanë drejtuar Shqipërinë dhe kombin shqiptarë.

Në vazhën e këtij turi që kemi vijuar në të gjithë Shqipërinë për të dialoguar me demokratët me strukturat tona, me shqiptarët për problematikat e rënda, në lidhje me situatën apokaliptike në të cilën Edi Rama dhe qeverisja e tij e kanë zhytur Shqipërinë.

Deri kur erdhëm këtu nuk pamë as 50 qytetarë. A ka dramë më të madhe, që në këtë vend që dikur glonte nga entuziazmi i njerëzve, glonte nga njerëzit që shpresonin dhe punonin për ta ndërtuar Tropojën dhe për ta zhvilluar atë.

A ka gjë më të dhimbshme të vish dhe të shikosh Malësinë e Gjakovës të zbrazur tërësisht. Shikonim fshatrat përreth, çfarë të shihje, në 2-3 shtëpi në çdo fshat dilte tym në të tjerat jo, ishin shtëpi të mbyllura.

A ka gjë më të rëndë se të vish dhe të shikosh Malësinë e Gjakovës të nënshtruar prej dhunës dhe varfërisë, dhunës qeveritare.

A ka gjë më të dhimbshme se të vish dhe të shohësh qytetarët e Tropojës kokulur sepse i ka zhytur në skamje dhe mjerim Edi Rama dhe regjimi i tij, këta njerëz fisnikë që nuk i ka nënshtruar kurrë asnjë kushtetues, por tenton t’i nënshtrojë Edi Rama dhe regjimi i tij.

Në Shqipëri, sikundër edhe këtu në Tropojë nuk ka qeverisje, sepse qeverisja qendrore është shndërruar në një organizatë kriminale që ka si synim plaçkitjen nga mëngjesi në darkë të shqiptarëve.

Edhe qeverisje lokale këtu, njësoj si lali vjedhësi në Tiranë që ka organizatën kriminale 5D, ky këtu ka krijuar ‘5R-ja’, të gjitha taksat shkojnë te ‘5R-ja’ e Rexhës siç shkojnë te 5D-ja e Erion Veliajt në Tiranë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco