Berisha nxjerr fotot e arsimtarëve nga Rrësheni që janë dërguar drejt Milanos për takimin e Ramës

Berisha nxjerr fotot e arsimtarëve nga Rrësheni që janë dërguar drejt Milanos për takimin e Ramës

14:51, 26/05/2024
A+ Aa A-

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar sërish në rrjetet sociale në lidhje me takimin e sotëm të kryeministrit Rama me shqiptarët e diasporës në Itali.

Këtë herë ai ka publikuar një tjetër mesazh të një qytetari, i cili i ka nisur edhe fotot përkatëse se si, mazhoranca sipas tij ka dërguar në Milano administratën dhe mësues.

Në fotot e publikuara nga Berisha duken një grup arsimtarësh, të cilët mësohet se janë dërguar nga Rrësheni drejt Milanos, në krye të të cilëve qëndron Marjana Suli Brozi,

“Mësuesit e Partisë!  Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. Pershendetje doktor. Ja dhe grupi i arsimtareve nga Rrësheni në Milano me në krye Marjana Suli Brozi”, shkruan Berisha përbri mesazhit të publikuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco