Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

VIDEO/ 'Këta që më kanë pushkatuar gjyshin vijnë e më vënë kurorë!' - Protestuesi që guxoi i vetëm

10:10, 09/09/2023
A+ Aa A-

“Më kanë pushkatuar gjyshin këta! Nuk ka nevojë me ardh aty! Më kanë pushkatuar gjyshin! Këta që më kanë pushkatuar gjyshin vijnë e më vënë kurorë! Nuk ka nevojë! Hajde, pafshim!”

Këto ishin fjalët e revoltës me të cilat e shoqëroi xhestin tij sot, ky qytetar në Shkodër, që i prishi kryebashkut të ri, socialistit Benet Beci, momentin e vendosjes së kurorave në emër të bashkisë në monumentin që përkujton të vrarët e kryengritjes antikomuniste të Postribës.

Ky qytetar që i vetmi që reagoi hapur dhe më zë të fortë, që  protestoi midis atyre pak qytetarëve që ishin mbledhur në ceremoninë dukshëm të braktisur, në krahasim me vitet e shkuara.  

Image

Më 9 shtator 1946, në Postribë nisi kryengritja e parë antikomuniste në vend

Më 9 shtator 1946, në Postribë u organizua kryengritja e parë antikomuniste në vend.

Lëvizja qendrestare ishte e nxitur kryesisht nga kleri me mbështetjen e elementëve nacionalistë. Mbledhjet e para patën si qëllim pjesëmarrjen e gjerë të fshatrave dhe të banorëve të qytetit të Shkodrës.

Në korrik, u mbajt një mbledhje në shtëpinë e Cin Serreqit. Në Shegaj të Ibros në Postribë, nën drejtimin e Osman Haxhisë, u mblodhën përfaqësuesit kryesorë të fiseve, edhe nga Hoti i Ri, kujton Drejtoria e Arkivave. 

Në këtë takim merrte pjesë edhe përfaqësuesi i njohur i fisit të Kazazëve, Jup Kazazi, i cili kishte një autoritet shumë të madh në Shkodër dhe në fshatrat rreth saj. Forcat nacionaliste të Ndoc Kol Bibës në Iball të Pukës dhe të Mark Gjonmarkaj në Mirditë, u solidarizuan me këtë mbledhje kuvendi nëpërmjet një letre që i dërguan atij.

Në kuvend u cilësua data e fillimit të kryengritjes, e cila do të kishte karakter të përgjithshëm dhe do të fillonte me çlirimin e të burgosurve politikë në burgjet e Shkodrës e më gjerë. Thirrja e djemve ushtarë, më datë 09.09.1946, nxiti mbledhjen e datës 07.09.1946 në shtëpinë e Abdullah Sahitit në fshatin Kullaj, ku u la që të nesërmen pas dreke të mblidheshin bajraktarët e paria e popullit, rreth 150 vetë në fshatin Kodër Boks në vendin e quajtur Shegat e Ibros. Prijësi Osman Haxhia i bindi pjesëmarrësit që kryengritja të fillojë më 09.09.1946.

Kryengritja e Postribës u shtyp nga regjimi duke dërguar forca të shumta. Osman Haxhia, u kap dhe u dënua, ndërsa Jup Kazazi i rrethuar nga forcat shtetërore, u vetëvra dhe kufomën e tij e shëtitën rrugëve të Shkodrës për të dhënë një mesazh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco