VIDEO/ Veliaj përçmon studentët: Janë konviktorë, nuk janë qytetarë, ne jemi qytetarë se kemi arsye

VIDEO/ Veliaj përçmon studentët: Janë konviktorë, nuk janë qytetarë, ne jemi qytetarë se kemi arsye

18:27, 08/09/2023
A+ Aa A-

Gjatët takimit të djeshëm propagandistik për vitin e ri shkollor të ministrit të Brendshëm, Taulant Balla dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ky i fundit ka përçmuar studentët e rretheve që jetojnë në konviktet e Tiranës.

Veliaj i ka denigruar studentët duke thënë se ata nuk janë qytetarë me arsye, por shohin vetëm punët e tyre, ndaj ka një dallim mes studentëve dhe qytetarëve.

"Nëse secili bën llogaritë e veta, nuk quhemi komunitet. Quhemi disa konviktorë që secili ka atë adresën e vet. Qytetarët janë ndryshe. Ne nuk jemi në konvikt, ne jemi banorë dhe jemi qytetarë. Kjo do të thotë se arrijmë të arsyetojmë se kur do akomodojmë me prioritet fëmijët, kur do akomodojmë biznesin dhe kur do akomodojmë kantiere. Qyteti nuk është i pafundmë”, tha Veliaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco