Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

SYRI TV/ 'Rama i lidhur me dosjen ‘Metamorfoza', Berisha: Balla e kryeministria në transkriptet me krimin

15:53, 08/09/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike ka zbuluar këtë të premte detaje nga transkriptet e bisedave telefonike të organizatave kriminale në vendin tonë. Sipas Berishës, kryeministria e Taulant Balla zënë pjesën më të madhe të këtyre bisedave, ndërsa akuzoi ministren Elisa Spiropali se ka ulur në tryezë anëtarë të grupuit të Bajrave dhe Pëllumb Gjokën. Berisha u ndal edhe tek ndryshimet në qeveri, duke deklaruar se Edi Rama bëri ministër përfaqësuesin zyrtar të Ndraghetës në Tiranë, Arbjan Maznikun, ndërsa ministrja Koçiu është e regjistruar se merr lekë.

SYRI TV

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi kreun e qeverisë Edi Rama, minsitrin e Brendshëm Taulant Balla dhe anëtar të tjerë të qeverisë  se kanë lidhje të drejtpërdrejta, me personazhet e krimit, të dosjes Metamorfoza.  Në konferencën me gazetarët, Berisha denoncoi faktin se nga telefonatat e përgjuara, përmes aplikacioneve , një numër i madh i tyre bëheshin nga kryeministria. 

Berisha deklaroi se banda e Bajrave dhe biznesmeni ia rrestuar Pëllumb Gjoka u përdorën nga qeveria Rama, si dhe zhvillonin takime me ministren Spiropali duke tjetërsuar vullnetin e qytetarëve të Shkodrës në 14 maj.

Për ndryshimet në qeveri të bëra nga Edi Rama, Lideri I opozitës u shpreh se edhe ministrat e rinj përfaqësojnë botën e krimit.

Sali Berisha  theksoi se takimi I zhvilluar disa ditë më parë I deptuetëve të opozitës, ka tronditur qeverinë, pasi në Parlament këtë session të ri parlamentar Rama nuk do të ketë përballë një opozitë të kapur.

Berisha bëri me dije se Partia Demokratike do të bashkërendojë aksionin edhe me Partinë e Lirisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco