KAFE SHQETO/ Pezullimi i fondeve për bujqësinë, Vuksani: Çfarë fsheh raporti i pazbardhur i OLAF-it?

11:41, 08/09/2023
A+ Aa A-

Gjokë Vuksani shefi i politikave bujqesore në Partinë Demokratike ka qenë i ftuar në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” në Syri tv.

Pas vendimit të BE për ndërprerjen e financimeve në bujqësi, ai tha, se në fillim janë ndërprerë fondet për IPARD 2. Pra është një fond prej 96 milionë eurosh që janë ndërprerë në tremujorin e parë 2023 por edhe në vazhdimësi. Por duhet te themi se është ndërprerë edhe procedura, aplikimi edhe për  IPARD3 që është një fond prej 146 milionë Eurosh.

Në marrëveshjen e Shqipërisë me BE thuhet se fondet mund të ndërpriten përkohësisht ose pezullohen plotësisht gjithmonë në varësi të gjetjeve. "Situata është e ndërlikuar, tha Vukasni, OLAF ka nxjerrë një raport përfundimtar për këtë".  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco