Harxhi: Lulzim Basha është kukull në dorën e Ramës, ka ardhur me mision për të shkatërruar opozitën!

10:13, 08/09/2023
A+ Aa A-

"Ky ka qenë misioni i Bashës dhe ai e vazhdon ndershëm misionin e tij. Të paktën në këtë pikë ai është i ndershëm, që vazhdon misionin e tij për shkatërrimin".

Znj. Edit Harxhi, diplomate karriere, anëtare e Kryesisë së PD, e akuzoi ish-kryetarin e PD-së, Lulzim Bashën, se ai ka ardhur me mision për të shkatërruar opozitën. “Ky ka qenë misioni i tij dhe po e vazhdon ndershëm misionin e tij. Të paktën në këtë pikë ai është i ndershëm, që vazhdon misionin e tij për shkatërrimin.”

E pyetur sot në emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV se si e gjykon debatin që ndodhi dje në KQZ  midis përfaqësuesit të opozitës dhe atij të partisë së “vulës” lidhur me standardet e dyfishta të KAS nëse njohin Bashën si kreun e PD-së, znj. Harxhi u shpreh fare qartë:

“Nuk më çudit absolutisht asnjë lloj debati që bëhet në KQZ apo në institucione ku anëtarët kuptohet janë të vendosur nga Edi Rama dhe mazhoranca siç ndodh tani rëndom me të gjitha institucionet e shtetit shqiptar. Absolutisht nuk jam e çuditur nga kjo, - nënvizoi Harxhi.

“Unë Endrit Sefën e njoh edhe nëpërmjet gjyqit që unë ende vazhdoj në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë kundër Lulzim Bashës. Ai është përfaqësuesi i Lulzim Bashës në këtë gjyq dhe të njëjta qëndrime ai mban kudo, është normale.

Drejtësia kuptohet është në dorën e dikujt, ashtu siç është edhe KQZ-ja në dorën e dikujt dhe këta janë thjesht bashkëpunëtorë të kryeministrit, të cilët mundohen natyrisht.

Këta përpiqën. Unë mendoj që z. Sefa dhe të tjerët rreth e përqark Bashës përpiqen për veten e tyre, është një interes personal në këtë mes, por z. Basha i shfrytëzon edhe ai për qëllimin e tij të pengmarrjes nga Edi Rama. Kështu që nuk më çudit aspak, nuk është surprizues asnjë nga qëndrimet e KQZ-së, të anëtarëve të KAS-it, të Endrit Sefës.

Mua natyrisht nuk më çudit fare edhe qëndrimi i Lulzim Bashës sepse tashmë ai për mua është thjesht një “puppet”, është thjesht një kukull në dorën e Edi Ramës; ai bën çfarë të dojë.

Unë kam vite që e them që ai është peng. Ndoshta nuk është peng që në 2017-ën. Po ai është peng shumë më herët se 2017-a. Kështu që për këtë arsye ai do të vazhdojë misionin e tij, ai ka ardhur me mision për të shkatërruar opozitën.

Ky ka qenë misioni i tij dhe ky e vazhdon ndershëm misionin e tij. Të paktën në këtë pikë ai është i ndershëm, që vazhdon misionin e tij për shkatërrimin, theksoi znj. Edit Harxhi./ar.sh/SYRI.NET  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco