VIDEO/ Berisha: Kryetari i grupit parlamentar të PD do të përcaktohet nga deputetët gjatë takimeve

21:46, 07/09/2023
A+ Aa A-

Pas mbledhjes përbashkuese të 5 shtatorit ku morën pjesë 43 deputetë të PD-së, kanë nisur edhe pyetjet se kush do të jetë kryetari i grupit parlamentar të opozitës.

I pyetur nga gazetari Çim Peka, kryetari i PD-së Sali Berisha tha gjatë intervistës së tij në ‘Çim Peka LIVE’, se drejtuesi i grupit parlamentar do të zgjidhet gjatë takimeve progresive që do të bëhen mes deputetëve të PD-së.

Peka: Dhe një pyetje të fundit. Kush është kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike?

Berisha: Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike do të përcaktohet në takimet progresive që do të bëhen. Një gjë është si sigurt. Kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike do ta zgjedhin deputetët e Partisë Demokratike. Do të vazhdojë takime siç u lanë. Takimet kanë një pozitivistet të padiskutueshëm, do të përcaktojnë axhendat. Ishte shumë e rëndësishme axhenda që u përcaktua. Axhenda të tjera do të vijnë por ecet drejt një procesi të cilën e mirëpresim të gjithë demokratët dhe opozitarët e vërtetë.

Peka: Zoti Berisha, faleminderit.

Berisha: Faleminderit.

INTERVISTA E PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco