VIDEO/ Berisha: Nëse pritet rotacion nga Skapi, që është thjesht një seksion i ekzekutivit, ai rotacion nuk ndodh as në vitin 2040

21:17, 07/09/2023
A+ Aa A-

SPAK është një degë, seksion i pushtetit ekzekutiv të Edi Ramës. Kështu u shpreh kryetari i PD-së, Sali Berisha gjatë intervistës në ‘Çim Peka LIVE’. Sipas Berishës, nuk mund të pritet rotacion nga arrestimet e Skapit, pasi të gjitha arrestimet bëhen me urdhër dhe direktiva nga Edi Rama.

Berisha u shpreh se, gjatë gushtit SPAK amnistoi Erion Velaijn dhe Ilir Beqjan.

Peka: Konkretisht tek SPAK. Dyshimet e mia mbi pamundësinë e opozitës për të bërë opozitë. Një gjë është e dukshme. Sot SPAK ka në zyrë të gjithë aferën kriminale të zgjedhjes së 2021 dhe këtë e them me sigurinë më të plotë. Ka të gjitha përgjimet e bandave që kanë qenë shtabi elektoral i Ramës nga Dubai, Brukseli, Amsterdami, Parisi. Që të gjitha janë në SPAK. Ata nuk kanë gjë në dorë për ti hetuar, sepse hetimi është bërë, ata kanë në dorë ti shtyjnë në kohë siç bënë me rastin e shtabit elektoral të Benet Becit në Shkodër. E kishin gati që në 4 janar sipas njoftimit të SPAK dhe e ekzekutuan vetëm pas zgjedhjeve lokale në Shkodër. Diplomatë të huaj po kontaktojnë gazetarë këtu dhe po japin mesazhin që nëse SPAK fshin dosje, apo nuk vepron, do të pajisen mediat me këto dosje. Pra në një farë forme ato janë të pamundura për tu zhdukur. Por opozita në këto kushte kur shikohet se qeveria është Rama-Dumani, një koalicion sepse Dumani jep emrat se kush është nën hetim dhe kush duhet të largohet dhe ai i largon paraprakisht. Akoma asnjë ministër në detyrë nuk është ndaluar. Që të gjitha fletë arrestet për ministra të larguar. Kur keni të gjitha këto fakte, a kompleksohet opozita nga SPAK dhe a duhet drejtuar realisht i gjithë aksioni opozitar nga bashkëqeverisja Rama-Dumani.

Berisha: Pyetje e drejtë është kjo. Nuk ka më asnjë lloj dyshimi që skapi është degë e ekzekutivit. Këtë gjë e kam deklaruar fill pas miratimit të ligjeve pa konsensus me opozitën nga shumica dhe kjo gjë sot faktohet në mënyrën më të qartë, si drita e diellit. Të vësh në arrest në Ministrinë e Shëndetësisë, x apo y dhe të mos ngresh padi, të mos marrësh në ndjekje penale Ilir Beqjan, i cili duhet ta dinë shqiptarët, nga të gjithë ministrat që janë sot, që në fillimet e tij ka pasur një afrim, miqësi me Edi Ramën, i cili çdo hap e ka bërë me Ramën dhe të gjitha marrëveshjet i ka shkruar duke patur avokat publik kryesor, Edi Ramën. tek sterilizimi, Beqja ka 4 firmat përcaktuese dhe 7 firma të tjera që rrjedhin nga këto. Të çosh këtë dosje në gjykatë, pa ngritur akuzën ndaj Beqjes do të thotë të tallesh në mënyrën më cinike me hetimin, me detyrën që të kanë ngarkuar, me ligjin. Dhe kjo ndodhi me Erion Veliaj, me Manastirliun. Të garantoj se Kontrolli i Lartë i Shtetit ka dorëzuar dosje përvëluese në SPAK për Ogerta Manastirliun. Por Ogerta shkon nga një ministri, në tjetrën. Nuk ka diskutim se fjala e tij në asamblenë e fundit, ishte një apoteozë në një aspekt, e aleancës së qartë, apo shpalljes së SPAK degë e ekzekutivit. Çfarë pret opozita? Opozita nuk mund të presë kurrë që SPAK tu japë përgjigje problemeve të mëdha të krijuara në vend. Duhet vetë tu japë përgjigje. Nëse opozita nuk arrin, flet për krimin dhe nuk bën përgjegjës për çdo gjë Edi Ramën, opozita është e dështuar në qëllimet e veta.

Po marr vetëm rastin Rama-Gjoka, Gjoka-Rama. Po kush ja bëri byrazer Edi Ramës, Pëllumb Gjokën. Pëllumb Gjoka është një qytetar shkodran, apo nga është, Velipoja, i përfolur, i denoncuar nga Sali Berisha dhe qytetari dixhital, për vrasje, për grabitjen e 390 mijë metrave katrorë tokë, për të gjitha që janë sot në dosje. Pra i denoncuar për të gjitha këto, megjithatë Pëllumb Gjoka fiton statusin e investitorit strategjik dhe miku i tij me kokë Luca është njeriu më i dashur për Edi Ramën. Dhe thuhet se kazinoja, ku është këtu në një motel, kanë marrë licencën për hotel me 5 yje. E thonë të gjithë se kjo është e ndarë dhe e sigurtë që Olsi është brenda. Pra kush ja bëri byrazer Pëllumb Gjokën, Edi Ramës, cili nga ministrat, ministret. Edi Rama është vetë koka e krimit dhe me Pëllumb Gjokën kanë gjetur njëri-tjetrin. Kush i liroi Bajrët se nuk janë organizatë kriminale. Ky prokuror të cilin Edi Rama donte me çdo kusht ta emëronte kryetar të skapit. Flitet për Xhevahirin tani që mori 1 mln në Shkodër, por dosjen ja çuan nga Tirana, Xhevahirit dhe ja çuan për ta liruar. Ja çoi Pëllumb Gjoka me prokurorët e vet për ti liruar. Pra ai që hiqej se po ma nxini faqen është më faqeziu dhe më i implikuari se cilido tjetër në këtë vend. Kujt i thotë ai për korrupsionin, kur shkonte e merrte gërshërë dhe pinca me një krah dhe dilte e paditur se çfarë thoshte, ja me çfarë operohej.

Peka: Z. Berisha këto i denonconi çdo ditë... të kthehemi tek thelbi. Nëse pas 2013, Edi Rama ka qeverisur në aleancë me krimin, tani ai po qeveris në aleancë me SPAK. Godet kundërshtarët e tij brenda llojit edhe për të krijuar imazhin se drejtësia po bën punën dhe mban nën shantazh individë apo funksionarë të opozitës me hetime. A ju duket se rotacionin në këtë vend e ka në dorë SPAK, nga bandat që kanë qenë deri në 2021. Dhe tjetra, a i është nënshtruar kësaj ideje opozita, se është në fatin e SPAK se kush duhet të ikë dhe kush duhet të vijë në pushtet.

Berisha: Së pari, nëse pritet rotacion nga skapi që është thjeshtë një seksion i ekzekutivit, ai rotacion nuk ndodh as në vitin 2040. Ata që presin rotacion nga SPAK, ata kanë një problem logjik shumë të madh. Asnjë, çdo gjë që bëhet sot është marrëveshje mes tyre dhe në një mënyrë apo në tjetër, shfrytëzohet nga Edi Rama. A po merret SPAK me opozitën? Ditë e natë, të merret sa më shumë. Heqin fashikuj, fshehin fashikuj. Bëjnë gati, pastaj u kujtohej fashikujt që kanë fshehur. Që SPAK të hetojë ...

INTERVISTA E PLOTE

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco