Bled Koka: Gjithë turfullimi i mazhorancës kundër ribashkimit tregon se u bë gjëja e duhur

20:26, 07/09/2023
A+ Aa A-

Gazetari Bled Koka i ftuar në 'Task Force' në Syri TV, u shpreh i bindur se ribashkimi  ishte hapi i duhur dhe këtë e tregoi më së miri reagimi nga ana e qeverisë.

Jemi praktikisht në ditën e katërt të asaj çfarë mund ta quajmë një lloj ripajtimi ose ribashkimi të pjesës më të madhe, të pjesës më cilësore që ka opozita aktuale në Shqipëri .

Pra të gjithë elementët, si ato të grupimit Berisha dhe si ato që vijnë nga grupimi i zotit Bardhi kanë treguar që duan të bëjnë opozitë, përfshirë dhe zotin Korreshi që ne e kemi këtu.

Po të shikon, që prej momentit të këtij bashkimi, shikoni çfarë ndodh me regimet apo kundër-reagimet që vijnë nga kampi i mazhorancës përmes kanaleve të tyre të propagandës.

Pra, gjithë ky turfullim i tyre kundër këtij bashkimi, tregojnë se ky bashkim ishte pikërisht gjëja që i nevojitej dhe vendimi më i zgjuar i aktorëve që ishin në atë tryezë.

Të paturit një bashkim sa më të madh dhe të qenurit një alternativë e bashkuar, e vetëdijshme përballë një regjimi të tillë, e tregojnë menjëherë reagimin e tyre me kundërveprimin, që erdhi nga krahu tjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco