Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

Korreshi për zgjedhjet në Kukës: Nëse Basha beson se është kryetar, pse nuk gjen një kandidat?

19:00, 07/09/2023
A+ Aa A-

Saimir Korreshi i ftuar në 'Taske Force' me Sonila Meçon në Syri Tv, komentoi edhe regjistrimin e Bashës për kandidat në Kukës si parti .

Në lidhje me këtë Korreshi u shpreh se nëse Basha mendon se ka legjitimitet si kryetar, atëherë pse nuk del me një kandidat?

Nëse Basha mendon se është me legjitimitet si kryetar, atëherë duhet të gjejë kandidat .

Për mua nuk është në këto moment është zero, për mua çdo veprim që ai ka bërë i ka bërë për një parti personale, po kurrsesi në Partinë Demokratike.

Ta shikojmë sepse duhet të përballemi me pjesën tjetër, ku ne kemi ankimuar në Gjykatë çdo gjë që ka ndodhur, kështu që të presim.

Ai është një dokument  tjetër me sa mendoj unë , kështu që nëse ka dhënë dorëheqje nga dorëheqja për të çuar këtë në KQZ dakort jam.

Po , ka legjitimitetin e dorëheqjes nga dorëheqja por ne jemi akoma në process gjyqësor dhe ai akoma nuk është regjistruar për çfarë ka bërë.

Flasin për statut  dhe Kuvend por harrojnë që statuti përcakton që kuvendi duhet të ketë kryetar grup seksionesh, anëtarë kryesie ,etj.

Ndaj më kupton ku jemi, nuk quhet dhe nuk ka më legjitimitet. Kështu që duhet ti kalojë njëherë lëto hallkat për tu bërë e reja. Gjithsesi KQZ e ka në dorë dhe mirë e ka që tallet.

 Unë mendoj që një lëvizje që duhet të bënte ky grup parlamentar është pse jo të propozonte nismën ligjore që përsa ju përket kodeve dhe procedurës civile se si duhet të shprehet, që Gjykata duhet të shprehet brenda 30 ditëve sepse po e mban shumë peng këtë situatë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco