SYRI TV/ Pakti i plehrave, Berisha: Mazniku u caktua nga Veliaj si ortak i Ndragheta

14:37, 07/09/2023
A+ Aa A-

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha risolli këtë të enjte në vëmendje marrëveshjen e bërë mes Erion Veliajt dhe Flavio Tosit, të lidhur me Ndraghetan për menaxhimin e mbetjeve të Tiranës, ku në krye të kopmpanisë së përbashkët u vendos Arbian Mazniku. Sipas Berishës, sot pakti mes Erion Veliajt dhe përfaqësuesve të Ndraghetas mbështetet edhe me post ministror.

SYRI TV

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka denoncuar se ministri Arbjan Mazniku I emëruar nga Edi Rama në fillim të javës ka dalë nga afera e plehrave. Në një reagim në rrjetet sociale, Berisha ka sjellë në vëmendje një postim, ku thekson se me komopania  ECO TIRANA, u krijua për shkak të paktit të mafias së plehrave, e përbërë nga Rama, Veliaj dhe përfaqësues të Ndraghetës.

Të gjitha plehrat e Tiranës mblidhen nga Eco Tirana, me menaxher të paligjshëm zv/kryetarin e bashkisë, Mazniku, që në kundërshtim me ligjin merr dy paga – dhe AGSM Verona e bosit të rrezikshëm të Ndragetës, Andrea Miglioranzi, i arrestuar nga autoritet italiane si kreu i mafies së Veronës. Pas firmosjes së marrëveshjes mbi plehrat e Tiranës vendoset monopol i Ramës-Veliajt-Ahmetajt përmes bedelit Zoto. Ato prodhojnë flori për këta 4 persona dhe bosin e Ndragetës, Miglioranzi, ndaj edhe këta të katërt kanë vënë Policinë e Shtetit dhe bashkiake të gjëmojnë çdo rom që guxon të marrë ndonje qese plastike apo kanaçe në koshat e mbeturinave. Duke pasur monopol, kanë rritur çmimet sipas oreksit dhe shumë më lart sesa Mali i Zi.

Berisha akuzon Ramën dhe Veliajn se  detyrojnë kompanitë që të depozitojnë dhe marrin inertetet nga fusha e Sharrës, duke paguar një shumë të caktuar.

Të gjitha kompanitë private të ndërtimit detyrohen që dherat dhe inertet t’i depozitojnë vetëm në Fushën e Sharrës se ky është monopol dhe biznesi i Ramës.Nëse duan të marrin dhera dhe inerte për sistemime urbane prapë nuk lejohet t’i lëvizin nga kantieri 1 e t’i çojnë në kantierin 2, por duhet të paguajnë dy herë edhe për depozitim, edhe për blerje si mall i ri veç nga monopoli Rama-Velia i Sharrës dhe t’a paguajnë: 10 euro për 1 ton dhera të pastra dhe 27 euro për 1 ton inerte që depozitojnë apo 540 euro për çdo kamion.Kjo është arsyeja pse kamionët e Salillarit që punojnë tek Unaza e Tiranës nisen deri në Skuraj të Kurbinit për të hedhur inertet e ndërtimit. Del më lirë të paguajë 100 euro naftë kamionit, sesa t’i çojë tek monopoli Rama-Veliaj. Policia me urdhër të Ramës nuk lejon të dalë asnjë kamion me inerte apo dhera nga Tirana.

Lideri i opozitën deklaron se Rama rriti me 1/3 çmimin e depozitimit të mbetjeve në Sharrë nga 22 në 29 euro pa asnjë justifikim ligjor dhe asnjë ekspertizë ndërkombëtare, si dhe sshton se n ë bregun tjetër të Adriatikut, në Verona, Antimafia italiane prangosi si bos kryesor të Ndragetës, Andrea Miglioranzi, kurse në Shqipëri Antimafia është vet Edi Rama

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco