Tirana kolapsohet nga trafiku dhe mungesa e vendparkimeve, Balla-Veliaj gjejnë kohë për show dhe shesin punën që e kanë detyrë si favor për qytetarët

Tirana kolapsohet nga trafiku dhe mungesa e vendparkimeve, Balla-Veliaj gjejnë kohë për show dhe shesin punën që e kanë detyrë si favor për qytetarët

13:30, 07/09/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, zhvilluan një takim me strukturat përgjegjëse të Policisë së Shtetit, Policisë Bashkiake, si dhe me administratorët e shkollave, për planin e sigurisë në shkolla dhe përgatitjet e vitit të ri arsimore, i cili nis në 11 Shtator.

Veliaj tha se për Bashkinë e Tiranës kjo është një periudhë intensive pune, për garantimin e sigurisë në institucionet arsimore, si dhe plotësimin e të gjitha kushteve të nevojshme për një vit të mbarë shkollor.

Por ajo që ndodh me fillimin e sezonit shkollor nuk është vetëm problemi brenda oborrit të shkollës, është edhe kaosi që krijohet në kryeqytet nga trafiku.

Prindërit dhe fëmijët e kryeqytetit humbasin orë të tëra në trafik për të shkuar e për t’u kthyer nga shkolla.

Ambientet rreth shkollavë nuk kanë parkingje dhe prindërit detyrohen të lënë makinat në akset kryesore të rrugëve të Tiranës kur dërgojnë fëmijët në shkolla dhe e njëjta gjë ndodh edhe kur i marrin.

Duke qenë se s’kanë dhënë asnjë zgjidhje për trafikun, nuk kanë krijuar asnjë lehtësi për prindërit, nuk kanë investuar asgjë në transportin publik, Ministri i Brendshëm dhe kryebashkiaku i Tiranës bëjnë show para fillimit të sezonit. A thua se fëmijët po shkojnë në luftë e jo në shkollë.

Siguria e fëmijëve në shkollë është detyrë dhe jo favor.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco