Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

SYRI TV/ 'Duam ujë, drita, rrugë dhe shkollë' - Banorët e lagjes Mbyet në Fier ngrihen në protestë

14:00, 06/09/2023
A+ Aa A-

Banorët e lagjes Mbyet në Fier kanë protestuar për mungesën e infrastrukturës. Sipas tyre ata janë harruar si nga pushteti vendor edhe ai qendror. Me pankarta në duar “Duam ujë, drita, rrugë e shkollë’, ata kanë bërë apel për ndryshimin e situatës, pasi në të kundërt do të përshkallëzojnë protestat.

Nga SYRI TV

Mungesa e investimit në infrastrukturë tek lagjja Mbyet në Fier ku banojnë rreth 200 familje ka ngritur në protestë një pjesë të tyre.

Që prej viteve 1990 ata jetojnë në këtë lagje, por ende rrugët janë të pashtruara, pa kanalizime të ujërave të zeza, pa shkollë e kopësht sikundër edhe uji i pijshëm u shkon në banesa 2 orë, por është i papërdorshëm. Ata thonë se taksat i paguajnë por shërbimin prej institucioneve shtetërore nuk e marrin.

Për shkak të rënies së numrit të nxënësve u mbyll shkolla 9-vjeçare dhe kopshti e tashme prej 3 vitesh ata i çojnë fëmijët  në një shkollë 3 km larg e kjo situatë bëhet më e vështirë në dimër.  

Banorët thanë se në qoftë se nuk merren masa, ata do të përshkallëzojnë protestat e do t’i zhvillojnë para godinës së  bashkisë së Fierit e më pas do bllokojnë edhe rrugën për në Fier.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco