Deputetët e opozitës të bashkuar kundër Ramës! Bashës nuk i jep leje Balla për të marrë pjesë!

Deputetët e opozitës të bashkuar kundër Ramës! Bashës nuk i jep leje Balla për të marrë pjesë!

20:31, 05/09/2023
A+ Aa A-

Që nga shtatori 2021, kur Lulzim Basha u vu plotësisht në shërbim të Taulant Ballës, dita e sotme ka sjellë zhvillimin më të rëndësishëm politik të tre viteve të fundit.

Opozita ka ndërmarrë hapa konkretë për bashkim. Shumica e deputetëve të dalë nga lista e Partisë Demokratikë në 2021, janë mbledhur bashkë dhe kanë folur për politikë, kanë folur për Shqipërinë, kanë folur për luftën kundër Edi Ramës dhe krimit të organizuar që ka kapur për fyti Shqipërinë.

I vetmi që nuk ishte në takim, sepse nuk i ka dhënë leje Taulant Balla të bashkohet me frontin opozitar kundër Edi Ramës, ishte Lulzim Basha dhe një numër deputetësh që numërohen me gishtat e dorës, të mashtruar ose të lidhur me interesa përsonale me Bashën.

Lajmi i bashkimit të opozitës, tryeza ku morën pjesë 43 deputetë, e që pritët të zgjerohet edhe me të tjerë, është lajmi më i mirë që ka ndodhur në dekadën e fundit në vend.

Është i tillë sepse është mundësia e vetme për të ringjallur shpresën, është lajmi i mirë sepse opozita dhe vetëm opozita ka detyrë të ngjallë shpresë te qytetarët që po braktisin vendin masivisht.

Sot, shqiptarët patën edhe mundësinë për të mësuar autorët e vrasjes së shpresës në këtë vend, që janë Lulzim Basha dhe Edi Rama.

Deputetët e arsyeshëm u ngritën në lartësinë e duhur dhe kuptuan më në fund misionin e Bashës.

Kuptuan, më në fund, se një njeri i marrë peng nuk mund të udhëhequr frontin opozitar kundër së keqes.

Kuptuan, më në fund, se populli opozitar nuk i ka votuar të shërbejnë si barka shpëtimi për Edi Ramën, por të kapërcejnë mbi interesat personale dhe të mbrojnë interesat e qytetarëve që i kanë votuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco