VIDEO/ Alizoti: Basha njeri i vogël dhe hileqar, nuk mund ta caktojë pushteti kryetarin e Grupit të opozitës

VIDEO/ Alizoti: Basha njeri i vogël dhe hileqar, nuk mund ta caktojë pushteti kryetarin e Grupit të opozitës

20:14, 05/09/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike Tomorr Alizoti, i pranishëm në mbledhjen e deputetëve të opozitës të iniciuar nga Gazmend Bardhi, ka deklaruar se prania e Lulëzim Bashës në Parlament ishte për tu ardhur keq.

Sipas Alizotit  pretendimi i Bashës për kryetar grupi, ndërkohë që nuk  90%  e parlamentit nuk e njeh është një marrëzi.

I ftuar në edicionin e mbrëmjes me Armela Ferkon në Syri Tv, Alizoti shprehet se bashkëpunimi i Ramës  me Bashën është pa sens sepse, sipas tij, nuk e vendos pushteti drejtuesin e grupit.  

“Ardhja e zotit Basha në parlament dhe deklarimi i tij për të qënë kryetar grupi, mua personalisht më ka ardhur keq sepse ne kemi punuar, që është katandisur në këtë lloj mënyre sepse ligji apo rregulli është burimi i arsyes njerëzore. Të vish në parlament  ku 80-90% e parlamentit  nuk të njeh dhe të thuash  ‘jam unë drejtuesi juaj’ kjo nuk është e paarsyeshme, por është marrëzi. Pjesa e ekipit që ai pretendon del haptazi që është me Ramën  por nuk mund ta përcaktojë pushteti kryetarin e grupit.

Njerëzit e vegjël janë shumë skematik e hileqar. Kuptohet që kjo mbledhje jep një frymë në opozitarizëm, bën parlamentin funksional dhe duke pasur këtë kulm të madh korrupsioni, skandal të përmasave të mëdha që nuk ka ndodhur ndonjëherë në këtë vend, e vështirësojnë, e rrezikojnë, e sfidojnë  do tentojë të prodhojë një konflikt artificial brenda  vetes me një njerin që do të jetë kryetari grupit por nuk ka sens.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco